1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Liderët shqiptarë nuk ulen bashkë në studio, në vend të tyre televizioni i vendos fotot

Rekomandime

Televizioni Klan Maqedonia arriti që për herë të parë t’i bëjë “bashkë” në debat të gjithë politikanët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Por në studion televizive, në vend të prezencës fizike të tyre, ishin vendosur fotografi me përmasa reale, për shkak që Ali Ahmeti, Menduh Thaçi, Afrim Gashi, Ziadin Sela dhe Bilall Kasami nuk pranuan të dilnin ballë për ballë njëri-tjetrit fizikisht.

- Advertisement -

I gjithë debati mes tyre, i cili zgjati rreth 30 minuta dhe u realizua në këtë formë të rrallë, u zhvillua duke qenë ata jashtë studios televizive, dhe prezantuesja e emisionit “KLAN DEBAT” u drejtohej fotove të tyre kur i parashtronte pyetjet.

Ajo në fillim të emisionit u shpreh se e kishin gjetur një metodë që disi t’i kenë të gjithë liderët në një vend, dhe se këto janë sfidat me të cilët përballen gazetarët karshi politikanëve.

LINKU

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit