7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Lideri i Çeçenëve thirrje Putinit: Mbyll sytë para gjithçkaje, do e përfundojmë për 2-3 ditë

Rekomandime

Një aleat kryesor i Vladimir Putinit në Iuftën kundër Ukrainës ka bërë thirrje për një sulm “të egër” mbi Ukrainën për të detyruar një dorëzim “brenda një ose dy ditësh”.

Ramzan Kadyrov, lideri i Çeçenisë, i cili mban gradën e gjeneral-majorit në Gardën Kombëtare Ruse dhe forcat e të cilit janë dislokuar në Ukrainë, po i kërkon Putinit të bombardojë Ukrainën në nënshtrim për të kursyer humbjet e mëtejshme ruse.

- Advertisement -

Daily Mail raporton se ai i tha Putinit që “të mbyllë sytë për gjithçka dhe të i lejojë ata t’i përfundojmë të gjitha.

Në një audio-mesazh drejtuar Putinit, 45-vjeçari dëgjohet duke thënë: “Shoku President, Shoku Komandant Suprem. Unë kam thënë disa herë se jam këmbësori juaj modest, se jam gati të jap jetën time për ju.

“Por nuk mund të vazhdoj të shikoj Iuftëtarëve e mi dhe tanët që po vdesin, forcat e ministrisë sonë të mbrojtjes, rojet kombëtare dhe të tjerët…

- Advertisement -

“Unë po ju kërkoj me forcë që të mbyllni sytë ndaj gjithçkaje dhe të na lejoni t’i përfundojmë të gjitha brenda një ose dy ditësh”, thuhet në audio.

AUDIO KËTU

- Advertisement -

“Vetëm kjo do të shpëtojë shtetin tonë dhe popullin tonë, ky është besimi im i fortë”, thuhet tutje aty.

Thirrja e tij publike është një shenjë e qartë e zhgënjimit në Rusi për dështimin për të pushtuar Kievin dhe Kharkivin me shpejtësi dhe do të shihet si një pranim se forcat e Kremlinit kanë ngecur.

Iuftëtarëve çeçenë të Kadyrov tashmë raportohet se janë penguar teksa kërkuan të VRlSNlN liderin ukrainas Volodymyr Zelensky.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit