2.3 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Lideri opozitar në Britani: Putin solli ditë të errëta, por ai ka një frikë të madhe

Rekomandime

Lideri opozitar në Britani të Madhe, Keir Starmer ka dhënë disa deklarata të fuqishme për presidentin rus, Vladimir Putin.

Ai ka thënë se Putin frikësohet nga demokracia, hapja dhe progresi.

- Advertisement -

Sipas Starmer, presidenti rus ka frikë që bota mund të vazhdojë edhe pa të.

Lideri laburist deklaroi se Putin “frikësohet nga shumica e gjërave për të cilat ne krenohemi”.

“Guximi ukrainas është duke inspiruar botën, njëjtë sikurse veprimet e Putinit po e kthejnë prapa botën”, ka theksuar ai, duke shtuar se duhet të bëhen sakrifica për ta kundërshtuar pushtimin.

- Advertisement -

Sipas Starmer, ngjarjet që po përjeton bota në këtë kohë, do të mbahen mend përgjithmonë.

“Këto ditë janë ditë të errëta, paqja në Evropë po kërcënohet nga një aggresor imperialist. E njohim taktikën e Putinit, ai kërkon përçarjen tonë, por ne duhet ta përballim me unitetin tonë”, ka deklaruar lideri Starmer.

- Advertisement -

Laburisti britanik ka vlerësuar se Putin beson që Perëndimi është tejet i korruptuar, prandaj e ka të vështirë të bashkohet.

“Duhet t’ia dëshmojmë të kundërtën. Unë besoj që mundemi”, ka thënë Starmer.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit