1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Lidhi besë me t’pa besin”/ Çun Lajçi i reagon Edi Ramës

Rekomandime

Aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi, i ka reaguar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, lidhur me “Ballkanin e hapur”, marrëveshje kjo e lidhur mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

- Advertisement -

Teksa e ka quajtur Ramën mashtrues, Lajçi ka thënë se Shqipërisë nuk i është dashur kjo rrugë e ngutshme.

Ai e ka pyetur Ramën se pse Beogradit do t’ia çelë rrugën e detit.

“Ndale hapin e cokate gurin, m’i thuej lum Shqipnia, se trash po i bluen mendimi mjekërr bardhit!”, ka shkruar aktori në Facebook:

- Advertisement -

Reagimi i Lajçit:

Lum Shqipnia

- Advertisement -

Po flas me ty lum Shqipnia, sepse mua kurkush s’don me m’kuptua. Me marrin për artist të çmendun!

A bani mirë që lidhi besë me t’pa besin, s’muj me t’thanë po as jo, sepse nuk e di deri ku shkoi ngutia e njenit e pabesia e tjetrit!

A bani keq që e anashkaloi gjysmën e Vilajetit, tue ndertua urë mbi kurrizin e vet, për më shkelë ai që një Kosovë e djegi e një popull e depërtoi tek ti, në një kohë jo t’largët, atë ta thotë Po, çdo i dyti shqiptar që i ka dy fije mend!

Nuk i asht dashtë kjo rrugë e ngutshme lum Shqipnia, pa e blua mirë mendimin ne dy gurë t’cokatun mullini e pa e shterrë një krua me vëllain!

Pse kjo etje për kapuç t’madh, ti i zgjatuni mbi hijen tande?

Pse shkon n’trok pa fre rrugëve t’dredhueme?

Për ku po turresh mjekërr bardhë?

N’Beograd shkoi edhe Enveri, por kur e hetoi mashtrimin ndërtoi bunkere gjithë jetën, jo pallate!?

Ti çka do me ndërtua pas mashtrimit tënd?

Nuk ndërtohen urat mbi plisat e djegun e shpirtrat e vramë lum Shqipnia! Me inate s’i bahet karshillëk Evropës as vëllait. Pa grunë s’ka mbet Myzeqeja, as pa ujë s’ka mbet Fierzi!

N’Shkup ke hi e ke dalë me rob e mall. Kurkush s’ta pat vu drynin.

Po Beogradit, pse me ia çelë portin e detit?

Ma afër t’ka ty a Malin e Zi që po turresh si “Gjeneral Moisi”?!

Ndale hapin e cokate gurin, m’i thuej lum Shqipnia, se trash po i bluen mendimi mjekërr bardhit!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit