5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Lidhja ‘dashuri dhe urrejtje’ e Ramush Haradinajt me Edi Ramën dhe fundi i lumtur

Rekomandime

Njëherë miq, pastaj rivalë që përpIasjet i çuan deri në ngritje padish. Pastaj prapë miq. Kjo është historia e Edi Ramës dhe Ramush Haradinajt, me një seri përpIasjesh, deri në akuza për tradhti ndaj kombit.

- Advertisement -

Ramush Haradinaj, profil politik me të kaluar ushtarake dhe Edi Rama, që vinte prej botës së artit, ishin dyshja politike që dukej se po provonin teorinë se polet e kundërta tërhiqen. Ish-kryeministri Haradinaj qeverisjen e tij e nisi me raporte të mira me homologun nga Shqipëria.

Ishin parë disa herë në takime joformale, nëpër mjedise shtëpish. Ky raport i mirë i kryeministrave të dy shteteve me shumicë shqiptare po shkonte mirë deri kah fundi i pushtetit të Haradinajt.

Fotografi e publikuar në media. Rama duke e ledhatuar Haradinajn në një event në Tiranë

Dikur, presioni ndaj Haradinajt ishte rritur nga ndërkombëtarët për shkak se s’po pranonte t’ia hiqte tarifën e 100 për qindtë produkteve të Serbisë. Dhe, kur ai thoshte se ishte më së ngushti, Rama nuk iu gjend pranë, por krejt kundër. Madje, siç rrëfente Haradinaj, i bënte presion edhe në sy të liderëve evropianë.

- Advertisement -

PërpIasjet disamujore mes Haradinajt dhe Ramës u kurorëzuan me një padi që kryeministri i Shqipërisë ia kishte bërë kryeministrit të Kosovës. Po ndodhte për herë të parë që politikanët aktivë në udhëheqje të dy vendeve me shumicë shqiptare po paditeshin mes vete.

Në padinë që ishte publikuar atëbotë në media, thuhej se Haradinaj gjatë tetorit të vitit 2019, kur ishte kryeministër në largim, “ka kryer deklarim publik të fakteve shpifëse e mashtruese në adresë të Paditësit me pasojë cenimin e nderit, personalitetit, reputacionit dhe dinjitetit të Paditësit me pasojat e parashikuara në legjislacionin e zbatueshëm”.

- Advertisement -

Haradinaj këtë padi e shihte si përpjekje të Ramës për t’i ikur përgjegjësisë. Ai e veshte Ramën me akuza se kishte qëllime për ndarjen e Kosovës

“Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diversion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë. Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë” thoshte ai.

Në vitin 2020, kur Haradinaj ishte kthyer nga Haga, ku ishte intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, raportohej se ish-kryeministri kosovar po refuzonte të takohej me Ramën, gjatë një vizite në Prishtinë. Kryeministri i Shqipërisë që e ka zakon t’i takojë të gjithë nga politika kosovare, liderin e AAK-së s’e kishte takuar. Haradinaj më vonë tha se s’ka dashur të takohet me atë që e ka paditur.

“Është e pamundur me u taku i padituri me paditësin. Kjo s’ka kurrfarë logjike. Nuk ndihem mirë që si i paditur të takohem me askënd e as me zotin Edi Rama”, deklaronte Haradinaj në një debat televiziv.

PërpIasja në Berlinit – akuzat për ndarje të Kosovës

Një takim i liderëve të Ballkanit në Berlin, në prani të liderëve evropianë të asaj kohe, kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron, ishte ngjarja që përshkallëzoi raportin mes kryeministrave.

Rama e akuzonte Haradinajn se i ka lënë kosovarët pa heqje të vizave, duke thënë se ka qenë dëshmitar i sjelljeve të kryeministrit kosovar ndaj Macronit e Merkelit në Samitin e Berlinit në 2019-ën

Pa përmendur me emër Haradinajn, Rama me një postim në Facebook, thoshte se po flitej me Amerikën, Gjermaninë e Francën “duke ia treguar arat”. Nisur nga konteksti i atëhershëm dhe kauzën e Haradinajt “për të mbrojtur tokën”, dihej se Rama po fliste për të.

“…e bëj këtë pyetje, sepse e kam jetuar në vetë të parë “tregimin e arave”, deri në pikën që një lider kosovar i’a futi në sy të Merkelit e Macronit, “mu nuk më han luli për kta!” dhe mu aty e humbi rastin historik t’ia hiqte vizat Kosovës, të cilën e bëri lolo në sytë e aleatëve të saj të pazëvendësueshëm strategjikë me marrëzira kinse patriotike”, pati shkruar Rama gjatë vitit të kaluar.

Haradinaj e kishte pranuar gjatë një interviste për RTK-në se në Berlin ka pasur ngritje të zërit – jo kundrejt Macronit e Merkelit, por ndaj Ramës.

“Jam detyruar ta mbrojë tokën time nga vëllai im Edi Rama”, thoshte Haradinaj.

Fotografi nga Samiti i Berlinit, i publikuar në media

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, që ishte pjesë e ekipit të Haradinajt, kishte dhënë versionin e tij rreth përpIasjes së Ramës dhe Haradinajt në Berlin.

“Një bisedë në hollin e pritjes në Bundeskanzleramt (Zyren e Kancelares) ku isha prezent: Lideri X: Po hiqe at dreq takse. Është koha të rregulloni marrëdhëniet me Serbi. Lideri Y: Nuk asht veç pun’ takse. Para dy ditëve kesh në Mejë e ju kom borxh qatyne të rënëve me ju mbrojt gjakun e dinjitetin. Lideri X: Ka përfunduar ajo kohë duhet të heqësh taksën e të arrish marrëveshje: Lideri Y: Ti kqyri punt e tua se as lu*i sme han për ty”, ka shkruar Selimi.

Haradinaj e akuzonte Ramën se po e sponsorizonte idenë e ndarjes së Kosovës, kundërshtimi i së cilës ishte kthyer në një kauzat e shefit të Qeverisë së atëhershme, edhe pse kurrë nuk doli diçka zyrtare për këtë ide.

“Rama nuk po mund të ndjehet rehat që nuk po mund të merr vendime në emër të Kosovës. Ai indinjatën më të madhe e ka me mua për planet që ja kam prishë për ndarje të Kosovës”, tha ai.

Në krizat me Haradinajn, Rama kishte gjetur partner ish-presidentin Hashim Thaci, i cili po ashtu akuzohej nga Thaçi se po e mbështeste idenë e ndarjes së Kosovës.

Rama nga Kosova i ishte kundërpërgjigjur, duke thënë “Hashim Thaçi është presidenti i Kosovës dhe Komandant i Ushtrisë së Kosovës ngre dorën ndaj Hashim Thacit është një gomar”.

Heqja e padisë

Në verën e 2020-s, Rama njoftoi se ia ka hequr padinë Haradinajt, duke e konsideruar këtë si “figurë historike”.

“E kam njoftuar që s’do të bëj komunikim me mediat në çdo derë. I kam treguar se do ta tërheq padinë. Jo se ajo është e vogël për mua, por është me e madhe ajo që do të na bashkojë të gjithëve. Nuk e di çfarë roli do të ketë heqja e padisë. Për më tepër me padi pa padi, Ramushi për mua nuk është kryeministri, politikani; është një prej figurave historike. Kështu që padia do të tërhiqet zyrtarisht”, thoshte Rama.

Në fund të po të njëjtit vit, Haradinaj thoshte se më s’ka pasur komunikim me Ramën prej përpIasjeve dhe tregonte versionin e vet për ndarjen e udhëve të dy kryeministrave.

“Kjo ka ardhur për shkak se unë kam qenë i detyruar me mbajt qëndrime të drejta në mbroje të interesin nacional mbarëshqiptar, por edhe në mbrojtje të interesit të Kosovës sepse Kosova është Shqipëri në fund të fundit’, deklaroi Haradinaj.

Fundi i lumur

Por, së fundmi, komunikimi mes tyre është rikthyer. Këtë e tregon edhe një takim i sotëm në zyrën e Ramës, i cili mysafir në Tiranë ka pasur Haradinajn me ekip. Sot ai tregoi në Facebook, se ndër të tjera, ka falëndëruar kryeministrin Rama për ndihmën ndaj Kosovës.

“Falënderova Kryeministrin Rama për ndihmën e shtetit shqiptar gjatë krizës energjetike në Kosovë dhe shpreha nevojën e gjetjes së mënyrave të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve në këtë kohë aspak normale”, ka shkruar Haradinaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit