1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ligjvënësit amerikanë ndalojnë tërheqjen e trupave nga Gjermania

Rekomandime

Ligjvënësit amerikanë përmbyllën një version përfundimtar të një projektligji të shpenzimeve për mbrojtjen, në shifra rekord, që do të ndalojë edhe tërheqjen e planifikuar të trupave nga Gjermania.

- Advertisement -

Legjislacioni, i cili ende nuk është miratuar nga Kongresi, do të ndalonte tërheqjen e 34 500 trupave amerikane nga Gjermania dhe vende të tjera, brenda 120 ditëve, pasi sekretari i Mbrojtjes i paraqiti Kongresit një analizë të ndikimit të tërheqjes.

Grupi dypartiak i ligjvënësve përgjegjës për hartimin e legjislacionit njoftoi marrëveshjen, pavarësisht se Trump paralajmëroi të vinte veton nëse nuk përfshinte kufizime mbi kompanitë e medieve sociale, por që nuk janë të lidhura me shpenzimet e mbrojtjes.

Projektligji rrezikon të irritojë më tej Trumpin, i cili pritet të largohet nga posti në më pak se dy muaj.

- Advertisement -

Në korrik, SHBA tha se planifikonte tërheqjen e trupave nga Gjermania, bashkë me disa të tjerë të dërguar në vendet e NATO-s.

Legjislacioni gjithashtu imponon një kufizim 90-ditor për 28 500 trupat amerikane të vendosura në Korenë e Jugut.

- Advertisement -

Trump njoftoi planet për tërheqje të pjesshme në qershor mes një grindjeje afatgjatë me Berlinin mbi shpenzimet e tij të mbrojtjes, e cila është shumë poshtë synimit të NATO-s, që parashikon 2% të PBB-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit