10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Limaj: Konferenca e sotme e Kurtit, skandaloze — s’ka marrëveshje sekrete me NATO’n

Rekomandime

Kreu i Nismës Socialdemokate, Fatmir Limaj e ka quajtur skandaloze konferencën e sotme të kryeministrit Albin Kurti për pretendimet e tij se presidenti Hashim Thaçi ka shkelur Kushtetutën me marrëveshjen e vitit 2013 me NATO-n, sa ishte kryeministër.

- Advertisement -

Sipas tij, ajo ishte vetëm një letër ndërmjet NATO-s dhe qeverisë së Kosovës, por nuk ishte marrëveshje dhe nuk është as sekrete.

“Për mua nuk është marrëveshje, ajo letër është zotim që një Qeveri e Kosovës ia ka dhënë NATO-s. Nga ajo që shihet se më 2013 është diskutuar çështja e sigurisë ku është folur për gjykatat, policinë. Në Bruksel ka pasur një diskutim. NATO në Kosovë ende funksionon me 1244, pra është neutrale për Pavarësinë e Kosovës. Në këtë situatë drejtuesit e shtetit duhet të jenë të kujdesshëm dhe të shohin historinë. Kur është biseduar, atëherë kemi pasur një frikë, por kjo nuk është sekrete pasi është diskutuar në Kuvend. Ne kemi pasur informacione se as Policia të mos mund të shkonte në veri dhe kjo ishte skandal, madje as ajo speciale. Por, ajo ka shkuar në veri dhe kjo është parë në disa raste”, ka thënë Limaj në KTV.

Sipas tij një gjë e tillë është diskutuar edhe më parë edhe nga kryeministrat.

- Advertisement -

“Deklarimet e vazhdueshme, nga kryeministrat Thaçi e Mustafa, kanë qenë se kemi arritur një pajtim që FSK-ja në pjesën veriore nuk mund të shkojë pa koordinimin me NATO-n, mirëpo policia po. Letrën nuk e kam parë, por si zotim e kam parë. Për mua së pari nuk është marrëveshje dhe e dyta nuk është sekrete”, u shpreh Limaj.

Ai e ka quajtur skandaloze konferencën e Kurtit, pasi sipas tij, ai do të duhej të merrte vendim rreth asaj letre.

- Advertisement -

“Për mua ka qenë një konferencë shtypi krejtësisht skandaloze, pasi kryeministri duhet të marrë vendime, pasi është dashur të marrë vendim që ta shfuqizojë. Pra, kryeministri është për të vepruar, jo për të komentuar. Kur kryeministri del në konferencë duhet të ketë qëndrim”, ka thënë Limaj.

Ai ka shtuar se sot kanë pranuar të gjithë deputetët këtë dokument nga Kurti, që sipas Limajt nuk është as e Zyrës Ligjore, pasi nuk ka autorë fare.

“Ai interpretim nuk ishte i zyrës ligjore. Në shkresën tonë nuk ka opinion të shkresës ligjore. Është letra e kryeministrit Thaçi dhe përgjigja e sekretarit të NATO-së dhe katër pesë faqe janë interpretim, dhe aty nuk ka shkresë të Zyrës Ligjore. Zyra Ligjore kur të bëhet një shkresë i tregon kryeministrit se a është e ligjshme apo jo. Në dokumentin që kemi marrë nuk ekziston asnjë gjë, përveç që është opinion pasi nuk e dimë as kush e ka shkruar. Në gjuhën angleze dhe shqipe është letra e kryeministrit Thaçi, kurse përgjigjen e sekretarit e kemi marrë vetëm në gjuhën angleze”, ka thënë Limajt.

Limaj ka shtuar se do të ishte lajm sikur Kurti të tregonte ndonjë marrëveshje sekrete ndërmjet Thaçit dhe Serbisë.

“Kryeministri sikur të thoshte sot se ka gjetur një marrëveshje sekrete ndërmjet Thaçit dhe Serbisë, ai do të ishte lajm. Nuk ka marrëveshje sekrete me NATO-n, pasi ky institucion nuk bën marrëveshje sekrete. Marrëdhënia e Kosovës me NATO-n është shumë e veçantë. As nuk e kam hulumtuar atë letër, e as nuk e kam pa”, u shpreh Limaj.

Tutje kreu i Nismës ka thënë se ky veprim i Kurtit shkon në favor të Thaçit.

“Kjo nuk e godet Thaçin, kjo e ndihmon atë. NATO krejt Kosovën e ka”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit