2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Limaj: Kryeministri në largim po sillet sikur s’ka ndodhur asgjë në Veri

Rekomandime

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pasi qeveria serbe ka vendos të fus në krantinë komunat veriore të Kosovës.

- Advertisement -

Limaj ka thënë se ky veprim është cënim dhe shkelje e rëndë e sovranitetit të Kosovës.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Faceboo”, kreu i Nismës ka thënë se veriu dhe cdo pjesë e Kosovës, mund të izolohen, vetëm me vendim të institucioneve të vendit, nëse paraprakisht vlerësohet se është e nevojshme një gjë e tillë.

Limaj e ka vlerësuar si shqetësuese edhe heshtjen e kryeministrit në largim duke u sjellë sikur nuk ka ndodhë asgjë.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Futja në karantinë e komunave veriore të vendit me vendim të qeverisë serbe është cenim dhe shkelje e rëndë e sovranitetit të Kosovës.

- Advertisement -

Veriu dhe çdo pjesë e Kosovës mund të izolohet vetëm me vendim të institucioneve të vendit, nëse paraprakisht vlerësohet se është e nevojshme një gjë e tillë.

Shqetësuese është edhe heshtja e kryeministrit në largim duke u sjellur sikur nuk ka ndodhur asgjë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit