5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Limaj: Një barnatore e ka ndihmuar Malishevën më shumë se qeveria me masa mbrojtëse

Rekomandime

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga deputeti i Kuvendit, Endrit Shala, kanë vizituar komunën e Malishevës, ku janë pritur nga udhëheqja komunale dhe drejtori i Qendres se Mjekesisë familjare në Malishevë.

- Advertisement -

Limaj i ka shprehur mirënjohje kryetarit të komunën dhe stafit shëndësor për angazhimin dhe masat që kanë marrë për të tëjkaluar krizen e përhapur me COVID-19.

Lideri i Nismës ka apeluar qytetarët që të respektojnë të gjitha rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, sepse në këtë situate, ai thotë se të gjithë duhet të kryen rolin dhe detyrat e veta.

Nga aty, Limaj ka shprehur shqetësimin për furnizimin me mjete elementare që ka bërë ministria e Shëndëstisë për komunën e Malishevës.

- Advertisement -

Kërkoj urgjent nga ministria e shëndetësisë të merr masa dhe të bëj furnizime të plota për qendrën shëndetësore dhe për komunën e Malishevës. Duhet furnizim masiv dhe serioz dhe në shërbim të plotë të parandalimit të përhapjes së virusit. Është shumë e habitshme që një barnatore ka ndihmuar komunën më shumë se qeveria e Kosovës, është për çudi që ende ministri i Shëndetësisë ende nuk e ka kontaktuar komunën e Malishevës”, ka thënë ndër të tjera Limaj në Malishevë.

Ai ka kërkuar që të rriten tëstimet me qëllim që të lokalizohen sa më shpejt rastet me virus.

- Advertisement -

“Ne do të vazhdojmë të ngrisim zërin dhe të bëjmë përpjekjet tona për të ndihmuar komunat e Kosovës”., ka shtuar Limaj.

Edhe kryetari Ragip Begaj dhe drejtori Nuhi Morina kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me institucionet qendrore të cilat i kanë neglizhuar këtë komunë me furnizim të masave elementare.

Komuna e Malishevës është më e prekura në Kosovë nga COVID-19.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit