5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Limaj nuk pajtohet me vendimin e KQZ’së, kërkon numërim të plotë të votave

Rekomandime

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj e ka cilësuar si të pamjaftueshëm vendimin e KQZ-së, për të rinumëruar një pjesë të votave të zgjedhjeve të gjashtë tetorit, raporton Gazeta Express.

Përmes një shkrimi në Facebook, Limaj ka thënë se duhet të dihet se i kujt është gabimi që formularët janë shtypur gabimisht.

“Formularët janë shtypur gabimisht. I kujt është gabimi do të zbulohet gjatë ditëve të ardhshme dhe do të dihet si ka ardhur të shtypja e gabueshme. Sekretariati është përgjegjës për shpërndarjen e formularëve në të gjithë Kosovën. Subjektet të cilat kanë qenë të renditura në fletëvotim dhe janë renditur edhe në formularë, subjektit të parë i mungon rubrika dhe për rrjedhojë disa komisionerëve që u është ndezur llamba, i kanë shkruar me saktësi dhe disave që s’u është ndezur i kanë shkruar prej subjektit të dytë”, ka shkruar Limaj.

- Advertisement -

I njejti po thotë se vendimi i KQZ-së do të thotë aplikim i standarteve të dyfishta.

“Prandaj, ne kërkojmë urgjentisht që KQZ ta pranojë gabimin në tërësi dhe jo pjesërisht dhe të krijojë kushte për rinumërim të secilës kuti për të nxjerrë rezultatin zgjedhor ashtu siç është brenda kutive dhe t’i eliminojë të gjitha këto gabime skandaloze, shtrembërimin e rezultatit dhe shumë defekte që janë përcjellë nga ky gabim. KQZ e di mirë se pa e eliminuar këtë gabim, duke rinumëruar në tërësi çdo kuti të votimit, nuk do të jetë në gjendje të shpallë rezultat zgjedhor në përputhje me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës dhe Rregullores së punës së KQZ- së”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit