1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Limaj: Vullneti qytetar u lexua, koalicioni ynë përfundimisht pjesë e Kuvendit

Rekomandime

Pas përfundimit të rinumërimit të votave të mbetura, i menjëhershëm ka qenë reagimi i liderit i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ka thënë se koalicioni NISMA-AKR-PD përfundimisht do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Pasi u konfirmua që koalicioni NISMA-AKR-PD do të jetë pjesë e legjislaturës ardhshme, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Fatmir Limajt, i cili ka thënë se vullneti i qytetarëve u lexua, NISMA dhe koalicioni ynë do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

“Pas përfundimit të rinumërimit të mbi 1400 vendvotimeve dhe numërimit të të gjitha votave të rregullta, vullneti i qytetarëve të Kosovës u lexua. NISMA dhe koalicioni ynë do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Tanimë mund të flasim për një rezultat të rregullt zyrtar”, ka thënë Limaj.

Limaj ka falënderuar, të gjithë që e kanë mbështetur në këtë garë simpatizantët dhe votuesit e koalicionit tonë. Ashtu siç kemi thënë nga fillimi NISMA dhe koalicioni ynë do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës falë votës dhe mbështetjes se mbi 42 mijë votuesve.

- Advertisement -

“Me këtë rast, falënderojë anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e koalicionit tonë për mbështetje në këtë garë zgjedhore!

Ashtu siç kemi thënë nga fillimi NISMA dhe koalicioni ynë do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës falë votës dhe mbështetjes se mbi 42 mijë votuesve.

- Advertisement -

Urime të gjithë votuesve të koalicionit tonë”, ka përfunduar Limaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit