1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Limani tregon çfarë pritet të ndodhë me Kurtin dhe Ramën në pushtet

Rekomandime

Opinionisti Mufail Limani në emisionin Pressing të T7, ka thënë se me Albin Kurtin kryeministër të Kosovës dhe Edi Ramën kryeministër të Shqipërisë, pritet acarim i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

- Advertisement -

Sipas tij, kjo për shkak se Kurti dhe Rama kanë marrëdhënie të acaruara dhe që të dy janë militantë të qëndrimeve të tyre.

“Ne e kemi një situatë kontradiktore. Kurtin e kemi pa si të majtë dhe ai veten e sheh si të majtë. Ne e kemi lidhur me Edi Ramën dhe me Partinë Socialiste në Shqipëri si pikëpamje ideologjike. Por, më vonë kemi pa që ka ndodhur një lloj hidhërimi, e tash ne këta dy i shohim si kundërshtar politikë”, është shprehur Limani.

Ai tutje ka thënë se nëse Rama mbetet kryeministër dhe Kurti me mandat të plotë, në marrëdhënie ndërshtetërore do të hyjmë në një fazë të acarimeve.

- Advertisement -

“Në qoftëse Edi Rama mbetet kryeminsitër dhe Kurti e ka mandatin e plotë, ne do të hyjmë në një fazë ku Shqipëria dhe Kosova do të funksionojnë vëllazërisht në nivel të shoqërive, turistëve, dashamirëve… ndërsa në marrëdhënie ndërshtetërore unë pres që me hy në një fazë të acarimeve”, ka thënë Limani.

“Edi Rama është shumë militant i qëndrimeve të veta, ësht shumë ekstrem shpesh. E i njëjti karakter është Albin Kurti”, shtoi Limani

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit