0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Lipjanasi 42-vjeçar dyshohet se u vra nga kolegu – pas një mosmarrëveshjeje për transportin

Rekomandime

Një mosmarrëveshje për transportin e punës, përfundoi me tragjedi.

- Advertisement -

E gjithë ngjarja ndodhi mëngjesin e së mërkurës brenda kësaj punishte, në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Këtu A.S 26 vjecar, dyshohet që me tre plumba vrau kolegun e tij, Afrim Seferin, 42 vjecar.

Ndërkohë, në familjen Seferi në Gllanicë të Lipjanit, po prisnin të afërmit për ngushëllime.

- Advertisement -

Vëllai i viktimës, që ishte me të në momentin tragjik, ka treguar për T7, se si erdhi deri të vrasja e babait të 8 fëmijëve.

Se mosmarrëveshja ndodhi për një mjet transporti e thotë edhe vëllau tjetër i viktimës.

- Advertisement -

Ky tregonse ishte i vrari, Afrim Seferi, ai që e mori dorasin nga një punë tjetër, me qëllimin që t`i ndihmonte me të ardhurat.

Ndërkohë, të mërkurën, Policia e Kosovës, po e ruanin shtëpinë e familjes Streli nga Dobraja e Madhe e Lipjanit.

I shokuar me këtë rast, është shprehur babai i dorasit, Arsim Streli.

Ndërkohë, në këtë familje e mohojnë se biri i tyre, u kthye në shtëpi për ta marrë armën.

Ndërkohë, rastin e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës

Nga Policia thonë se lidhur me këtë ngjarje janë arrestuar dy persona të dyshuar dhe ka konfiskuar një armë që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Ndërsa nga ana e Prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar si Vrasje e rëndë.
42 vjecari, prapa vetes ka lënë gruan dhe 8 fëmijë.

Ndërsa, sipas familjarëve, ishin në pritje që bamirësit t’ua ndërtonin shtëpinë e re.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit