2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

“Liria ka emër” – Vendoset baneri gjigant me fotografi të Thaçit e Veselit në hyrje të Burojës

Rekomandime

Gjatë ditës së djeshme, ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, kanë udhëtuar për në Hagë, pasi ndaj tyre janë konfirmuar aktakuza nga Dhomat e Specializuara.

- Advertisement -

Pikërisht thirrja nga Haga ka bërë që Thaçi të japë dorëheqje nga posti i presidentit.Një përkrahje për krerët e UÇK-së ka ardhur sot edhe nga fshati i këtij të fundit, Buroja.

Në hyrje të këtij fshati, një baner i gjatë është vendsour, derisa në të shihen profilet e Thaçit dhe të Veselit.Në pamjet që ka siguruar GazetaBlic shihet baneri i vendosur në një nga rrugët e fshatit për të përkrahur dy figurat kryesore të UÇK-së.

“Liria ka emër” dhe “Heronjtë të Luftës dhe Paqes”, janë mbishkrimet e vendosura në po të njëjtin baner.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit