Shumë shpejt pritet lirimi i ish-ushtarit të UÇK-së Tomor Morina.
Në burgun e Shutkës tashmë ka arritur vetura me të cilën pritet të largohet Morina.
Ekipi i televizionit Alsat është para burgut të Shutkës dhe ka siguruar pamje nga hyrja e veturës në ambientet e burgut.
Ndryshe, Gjykata Supreme vulosi vendimin e Këshillit penal, ku thuhej se nuk ka bazë për ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së në Serbi.
Sipas tyre, ekstradimi i Morinës në Serbi është i pamundur, pasi që ai dyshohet për vepra të kryera në Kosovë, shtetësinë e të cilit shtet edhe e posedon personi në fjalë./AlsatM/