2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Lista e vendeve më të korruptuara në mbarë botën

Rekomandime

Korrupsioni vazhdon të mbetet një ndër temat më të “nxehta” në mbarë botën. Përkundër luftës së madhe ndaj saj, korrupsioni në disa vende të botës ka lëshuar aq shumë rrënjë, saqë është shumë e vështirë që të shkulësh atë nga një vend.

Ndërsa shumë vende e luftojë këtë dukuri, ne do të sjellim se cilat janë vendet më të korruptuara në botë.

- Advertisement -

Siria

Nuk ka vend në Tokë që ndodhet në një gjendje më të keqe se Siria. Siria ka qenë në një gjendje civile që nga Pranvera Arabe dhe ende nuk ka përfunduar. Lufta në vend ka bërë që Europa të përjetojë migrimin më masiv që nga pas Lufta e Dytë Botërore. Është e panevojshme të thuhet se sa i korruptuar është vendi. Presidenti Bashar al-Assad, kërkon që të mbajë pushtetin dhe ende nuk dihet se cila është mënyra e tij për të kthyer vendin në rrugën e duhur.

Jemen

- Advertisement -

Jemeni, sikurse edhe shumë vende tjera të Lindjes së Mesme, është e ngatërruar në një konflikt. Duke e pasur parasysh vendndodhjen e saj, ajo është në një luftë më të madhe se vendet tjera të Lindjes së Mesme. Jemeni është duke kaluar në një periudhë të vështirë, pasi njerëzit ndodhen në prag urie.

Haiti

- Advertisement -

Problemet në Haiti u bën mjaft të qarta që pas tërmetit shkatërrues të vitit 2010. Tërmeti vrau më shumë se 300 mijë njerëz dhe paaftësia e qeverisë për të trajtuar pasojat u bë e qartë. Pjesa më e madhe e korrupsionit në vend rrjedh nga bashkëpunimi mes të pasurve dhe politikanëve.

Venezuela

Venezuela është një rrëmuaje. Hugo Chavez, i zgjedhur në vitin 1998, shkaktoi një sërë çështjesh dhe shtetëzimi i rezervave të pasura të naftës në vend krijoi rrëmujë edhe më të madhe. Paratë që duhet të shkonin te njerëzit e thjeshtë, shkruan të xhepin e qeveritarëve. Që atëherë, gjërat janë përkeqësuar edhe më shumë. Me zgjedhjen e Nicola Maduros president, monedha e ka humbur vlerën e tij dhe ekonomia e saj është në një gjendje serioze.

Irak

Gjendja aktuale në Irak është një lëmsh i madh. Pas pushtimit të dytë amerikan në 15 vjet, tërheqja e forcave amerikane ka lënë Irakun në një vakum virtual të fuqisë. Lufta është e përqendruar në mesin e kurdve, shiitëve dhe sunitëve. Pasuria e madhe e Irakut dhe burimet natyrore e kanë bërë atë një objektiv për të gjitha llojet e industrisë dhe përfituesve të luftës.

Libia

Pak vende në botë kanë përjetuar trazira më të mëdha se Libia. Qeveria e vendin e pa rrëzimin e saj gjatë një kryengritje masive dhe protestave. Kjo dërgoi edhe në rrëzimin e presidentin Muamar Gadaf. Libia vazhdon të mbetet në gjendje të vështirë. Asnjë qeveri formale nuk ka zënë rrënjë dhe lufta mes rebelëve dhe besnikëve të administratës së vjetër ende po zhvillohet

Koreja Veriore

Koreja Veriore vazhdon të funksionojë me një qeveri diktatoriale. Punimet e brendshme të qeverisë dhe ekonomike në vend janë mjaft misterioze. Edhe pse merr ndihma nga Kina, Koreja Veriore ka pasur probleme me prodhimin e karburantit dhe sigurimin e ushqimit për qytetarët e saj.

Somalia

Somalia mund të jetë vendi më i paqëndrueshëm në planet. Për SHBA-të, Somalia ka emër të “lig” për shkak të piraterisë dhe incidentit me Blackhoëk Doën. Somalia mbahet nga një qeveri qendrore, por që në realitet ajo udhëhiqet nga një numër klanesh dhe kryekomandantësh. Sipas Bankës Botërore, vetëm 29% e popullsisë së vendit është regjistruar në shkollë dhe jetëgjatësia është vetëm 55 vjet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit