1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Lista Serbe i reagon Rashiqit pasi fajësoi Beogradin për të infektuarit në Veri

Rekomandime

Lista Serbe e cila drejtohet nga Goran Rakiq, kanë reaguar ashpër ndaj deklarimeve të Drejtorit të Zyrës së Kryeministrit për Komunitete, Nenad Rashiq, pasi që ky i fundit ka fjaësuar Beogradin për numrin e lartë të të infektuarve me COVID-19 në veri të Kosovës.

- Advertisement -

Në një komunikatë të lëshuar për media, “Srpska” thotë që deklarimet e Rashiq janë skandaloze.

“ Rashiq ka bërë një deklarim marrëzie, kur ka thënë se njerëzit tanë janë infektuar meqenëse nuk i kanë ndjekur udhëzimet e Prishtinës”, thuhet në reagimin e Listës Serbe, trasnmeton Gazeta Express.

Siç thuhet në reagim, Rashiq e ka hedhur poshtë të gjithë mundin e sistemit shëndetësor, mjekëve e vullnetarëve të cilët janë organizuar për t’u përballur më një sfidë shumë të vështirë.

- Advertisement -

Sa i përket serbëve që jetojnë në jug të Ibrit e të cilët s’janë prekur nga koronavirusi, nga Lista Serbe thonë se një gjë e tillë ka ndodhur meqë ata jetojnë në izolim që 20 vjet, dhe jo se kanë respektuar vendimet e Prishtinës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit