4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Lista Serbe s’aplikoi, analisti serb tregon planin e Beogradit për zgjedhjet në veri të Kosovës

Rekomandime

13 minuta më parëLista Serbe s’aplikoi, analisti serb tregon planin e Beogradit për zgjedhjet në veri të KosovësShare Button Gazeta Blic.

- Advertisement -

Analisti serb, Branislav Kërstiç thotë se Lista Serbe që 10 vite është fituese absolute e zgjedhjeve në veri dhe sipas tij është e padrejtë një që parti opozitare të marrë rezultate të rëndësishme në këto zgjedhje.

Kërstiç në një prononcim për GazetaBlic paralajmëron se pjesëmarrja e serbëve do të jetë shumë herë më e vogël, nëse mbahen zgjedhjet.

“Nëse dihet se në gati 10 vitet e fundit, Lista Serbe ishte fituese absolute në zgjedhjet në veri të Kosovës, është mosmirënjohëse të pritet që ndonjë subjekt politik opozitar të arrijë një rezultat të rëndësishëm zgjedhor.

- Advertisement -

Nëse mban zgjedhjet, pjesëmarrja e serbëve të Kosovës do të jetë pak, më së shumti pesë për qind”, tha Kërstiç.Kërstiç shton se regjimi në Beograd do të bëjë presion të madh ndaj serbëve në Kosovë dhe kështu sipas tij, do të bëhet i pakuptimtë edhe procesi përfundimtar zgjedhor.

“Lista Serbe dhe regjimi në Beograd do t’u bëjnë thirrje serbëve që t’i bojkotojnë zgjedhjet dhe me mekanizmat e shantazhit dhe presionit do ta bëjnë të pakuptimtë procesion.

- Advertisement -

“Qytetarët në veri të Kosovës kanë nevojë për mbrojtje institucionale, megjithatë zgjedhjet nuk mund të jenë opsioni i mirë me çdo kusht.

Në atmosferën e tensionuar që është krijuar, zhvillimi i procesit zgjedhor nuk do të sjellë asnjë përfitim”, tha Kërstiç për GazetaBlic.

Ndryshe, sot ka përfunduar afati 14 ditor i KQZ-së për aplikim për certifikim të kandidatëve dhe partive politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 23 prillit në Veri. Mirëpo për një gjë të tillë, Lista Serbe nuk ka aplikuar.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq dhe në zgjedhjet e parakohshme për kuvendet komunale: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023”, thuhet në njoftim.

Mirëpo nga 9 deri më 13 mars subjektet politike dhe kandidatët e certifikuar në nëntor dhe dhjetor të vitit 2022, për pjesëmarrje në zgjedhjet e 18 dhe 25 dhjetorit, kanë konfirmuar certifikimin e mëhershëm dhe të njëjtit nuk kanë pasur nevojë të paraqesin aplikim nga fillimi.

Dje në një deklaratë për media, Lista Serbe ka deklaruar që nuk do të kandidojnë në zgjedhjet e 23 prillit në Veri, pasi, sipas tyre, nuk iu janë plotësuar kushtet për të cilat kanë lëshuar institucionet.

“Përfaqësuesit e Listës Serbe, deklaruan qartë se partia jonë mbetet konsistente në qëndrimin e saj se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme lokale në komunat në veri të Kosovës dhe Metohisë, derisa të plotësohen kërkesat që na bënë të largohemi nga institucionet e Kosovës, që është formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe dhe tërheqja e të gjitha njësive speciale të Prishtinës nga veriu i Kosovës dhe Metohija”, thuhej në njoftimin e tyre.

Kujtojmë që më 23 prill pritet të mbahen zgjedhjet për kryetarë të komunave në Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet komunale të Zveçanit dhe Leposaviqit.

Zgjedhjet në Veri u patën caktuar të mbahen më 18 dhjetor, mirëpo për shkak të tensioneve atje, presidentja Osmani mori vendim për shtyrjen e tyre për 6 muaj./GazetaBlic/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit