0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Lista Srpska: Albin Kurti hidhëroi Vuçiqin kur tha se do të na lërë jashtë qeverisë

Rekomandime

Lista Serbe ka reaguar pas deklaratave të partisë fituese të 6 tetorit, Lëvizjes “Vetëvendosje”, se nuk do të jenë pjesë e ekzekutivit të ri.

- Advertisement -

Partia e Goran Rakiqt, përmes një komunikate dërguar mediave, theksoi se deklaratat e kryeministrit të ardhshëm, Albin Kurti, ka shqetësuar masën, transmeton Indeksonline.

Sipas tyre, grupi i disa politikanëve serbë në Kosovë nuk arritën t’i mashtrojnë qytetarët dhe të kërcënojnë unitetin e popullit serb; Rada Trajkoviç, Marko Jaksic, Nenad Rasic, Slobodan Petrovic dhe Jablanovic.

Më tej, në reagim thuhet se Kurti ka hidhëruar Vuçiqin me deklaratën se Srpska do të jetë jashtë Qeverisë.

- Advertisement -

“Albin Kurti dhe politika e tij e mosrespektimit të popullit serb, u përshtatet njerëzve që paknaqur dhe ka shqetësuar Aleksandar Vucicin i cili mbron interesat e serbëve dhe lufton për popullin e tyre”, thuhet në reagim.

Srpska shprehet e bindur se Aleanca për Serbinë nuk do të marrë ulëse në Kuvend.

- Advertisement -

“…pasi këto zgjedhje u kanë treguar atyre se çfarë mendojnë populli serb për politikat e tyre mashtruese, të cilat kanë shkatërruar Serbinë tonë”, sqaron kjo parti.

Ndryshe, në një intervistë për N1 në Serbi, kandidati për kryeministër nga LVV, ka thënë se do të fillonte menjëherë bisedimet me serbë për t’i marrë në Qeveri, por nuk e do fituesin kryesor të votave serbe në Kosovë, që është Lista Srpska.

I pyetur nëse ai do të formojë një qeveri me Listën Serbe, Kurti ka thënë se ai do të përfshijë partitë politike serbe, përveç Listës Serbe në koalicion, duke sqaruar se, sipas tij, Lista Serbe nuk është një parti politike por një shtet.

“Kushtetuta jonë thotë se duhet të jetë së paku një ministër nga komuniteti serb në qeverinë tonë, por nuk thotë se duhet të jetë nga Lista Serbe. Kështu që ne do t’i përqendrojmë përparësitë tona në pakicat si komunitetet, jo si parti”, – theksoi Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit