1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

LIVE: Rusia bombardon qytetet, ushtria ukrainase nxjerr shifrat se sa rusë ka vrarë

Rekomandime

Skena terrori në Mariupol pasi dështon armëpushimi, Putin: E ardhmja e Ukrainës në dyshim

- Advertisement -

Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi të shtunën se shtetësia e Ukrainës është në rrezik dhe i krahasoi sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë me “shpalljen e Iuftës”, ndërsa një armëpushim i premtuar në qytetin port të rrethuar të Mariupol dështoi mes skenave të terrorit, raporton Reuters.

Me retorikën e Kremlinit që po bëhej gjithnjë e më e ashpër dhe një pushim nga Iuftimet që u shpërbë, trupat ruse vazhduan t’i b0mbardonin qytetet e rrethuara dhe numri i ukrainasve që u detyruan të largoheshin nga vendi i tyre u rrit në 1.4 milionë. Gjatë natës, forcat ruse kanë intensifikuar b0mbardimet e tyre në Mariupol, ndërsa kanë hedhur b0mba të fuqishme në zonat e banuara të Chernihivit, një qytet në veri të Kyivit, thanë zyrtarët ukrainas.

- Advertisement -

Nënat vajtuan fëmijët e v.arë, ushtarët e plagosur u pajisën me tunika ndërsa mjekët punonin nën dritën e telefonëve të tyre. Turma burrash u rreshtuan në kryeqytet për t’iu bashkuar ushtrisë ukrainase.

Putin ndërkohë vazhdoi ta fajësonte udhëheqjen ukrainase për Iuftën dhe g0diti rezistencën e tyre ndaj pushtimit.

- Advertisement -

“Nëse ata vazhdojnë të bëjnë atë që po bëjnë, ata po vënë në pikëpyetje të ardhmen e shtetësisë së Ukrainës”, tha ai. “Dhe nëse kjo ndodh, do të jetë tërësisht në ndërgjegjen e tyre”.

Ai gjithashtu i krahasoi me shpallje Iufte sanksionet e Perëndimit që e kanë gjymtuar ekonominë e Rusisë dhe kanë bërë që vlera e monedhës së saj të bjerë.

“Këto sanksione që po vendosen, janë të ngjashme me shpalljen e Iuftës”, tha ai. “Por falë Zotit, ne nuk kemi arritur ende atje”.

Sistemi financiar i Rusisë pësoi një g0ditje tjetër pasi Mastercard dhe Visa njoftuan pezullimin e shërbimeve të tyre atje.

Dhjetë ditë pasi forcat ruse nisën pushtimin e Ukrainës, Iufta për t’i zbatuar armëpushimet e përkohshme në Mariupol dhe qytetin lindor të Volnovakhas tregoi brishtësinë e përpjekjeve për t’i ndaluar Iuftimet në të gjithë Ukrainën.

Zyrtarët ukrainas thanë se suImet ajrore i kanë penguar banorët të largoheshin përpara se të fillonin evakuimet e dakorduara. Putin akuzoi Ukrainën për sabotim të përpjekjeve.

Një raund i tretë i bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës do të zhvillohet të hënën, sipas Davyd Arakhamia, një anëtar i delegacionit ukrainas. Ai nuk dha detaje shtesë, duke përfshirë vendin ku do të zhvillohen.

Takimet e mëparshme u mbajtën në Bjellorusi dhe çuan në marrëveshjen e dështuar të armëpushimit për të krijuar korridoret humanitare për evakuimin e fëmijëve, grave dhe të moshuarve nga qytetet e rrethuara, ku qindra mijëra përballen me mungesë ushqimi dhe uji.

***

Mbi 11 mijë rusë të v.rarë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës

Shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës thotë se mbi 11,000 trupa ruse janë v.arë që kur filloi pushimit rus më 24 shkurt.

Një ditë më parë, ky shtab njoftoi për mbi 10 mijë viktima ruse.

Por nuk raportoi për viktima në Ukrainë.

Inteligjenca ushtarake britanike: Rusia po synon civilët në Ukrainë

Inteligjenca ushtarake britanike tha të dielën se forcat ruse po synojnë zonat e populluara në Ukrainë, por se forca e rezistencës po ngadalëson përparimin rus.

“Shkalla dhe forca e rezistencës ukrainase vazhdojnë ta befasojnë Rusinë”, tha inteligjenca ushtarake britanike.

“Rusia është përgjigjur duke synuar zonat e populluara në shumë vende, duke përfshirë Harkivin dhe Mariupolin. Rusia ka përdorur më parë taktika të ngjashme në Çeçeni në vitin 1999 dhe në Siri në vitin 2016”, tha inteligjenca ushtarake britanike.

Rusia ka mohuar në mënyrë të përsëritur se po synon zonat civile.

Edhe Sumy ‘në prag të katastrofës humanitare’

Situata në rajonin e Sumy dhe në qytetin e Mariupol është “në prag të një katastrofe humanitare”, tha një zyrtar i qeverisë ukrainase për kanalin televiziv “Ukraina-24” të dielën në mëngjes.

Aktualisht nuk ka furnizim me energji elektrike dhe me ujë në qytetet Akhtyrka dhe Trostyanets në rajonin verior të Sumy, ka thënë këshilltari i qeverisë Vadim Denisenko, shkruan BBC.

Megjithatë, ai shtoi se nata e së shtunës ka kaluar “relativisht e qetë”.

Megjithatë, agjencia ruse e lajmeve Interfax citoi Eduard Basurin, një zyrtar në Donetsk të drejtuar nga rebelët, të ketë thënë se korridori humanitar mund të rihapet sërish të dielën.

Rusia b0mbardon qytete për të thyer moralin ukrainas

B0mbardimi i Rusisë ndaj zonave të populluara në Ukrainë është një përpjekje për të thyer moralin, sipas ministrisë së mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.

Në raportin e saj të përditshëm të inteligjencës, Ministria e Mbrojtjes thotë se forca e rezistencës së Ukrainës vazhdon të befasojë Rusinë, e cila është përgjigjur duke synuar qytete duke përfshirë Kharkiv, Chernihiv dhe Mariupol.

Ai krahason strategjinë e Rusisë me fushatat e saj në Siri në vitin 2016 dhe Çeçeni në vitin 1999, kur ushtria ruse kreu b0mbardime intensive të zonave të ndërtuara.

Raporti thotë gjithashtu se përparimi i Rusisë është ngadalësuar nga shënjestrimi i linjave të furnizimit nga Ukraina.

Radio Evropa e Lirë pezullon punën në Rusi

Radio Evropa e Lirë (REL) ka pezulluar punën e saj në Rusi. Sipas një deklarate, REL njoftoi se gazetat e saj në Rusi po përballeshin me presion të madh të policisë.

“Me keqardhjen më të thellë njoftojmë pezullimin e punës tonë fizike në Moskë. Ky nuk është një vendim që Radio Evropa e Lirë e ka marrë vetë, por është një vendim që na është detyruar nga suImi i regjimit të Vladimir Putinit mbi të vërtetën”, tha Jamie Fly, president dhe drejtor i përgjithshëm i Radios Evropa e Lirë.

Organizata do të vazhdojë të përpiqet të arrijë audiencën ruse duke përdorur “çdo platformë të mundshme”, shtoi ai.

Disa organizata mediatike, përfshirë BBC-në, janë detyruar të pezullojnë përkohësisht punën e gazetarëve të tyre në Rusi në përgjigje të një ligji të ri që kërcënon të burgos këdo që qeveria mendon se ka përhapur lajme “të rreme” për forcat e armatosura.

Lufta në Ukrainë rrit dëshirën në Finlandë për t’iu bashkuar NATO-s

Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar frikë në shumicën e shteteve fqinje të saj – nga shtetet baltike deri në Moldavi.

Finlanda teorikisht duhet të jetë e sigurt, pasi historikisht ka qenë neutrale.

Ashtu si vendet tjera skandinave, përveç Suedisë, në Finlandë më herët nuk ka pasur diskonim për tu bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s.

Por, së fundi, kur zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse paralajmëroi Finlandën dhe Suedinë në mënyrë eksplicite se çdo lëvizje drejt NATO-s mund të kishte pasoja ushtarake, njerëzit në të dy vendet u tronditën.

Që atëherë, avionët Iuftarakë rusë kanë hyrë në mënyrë të hapur në hapësirën ajrore suedeze.

Nëse të qenit neutral nuk mjafton për tu mbrojtur kundër Rusisë, qytetarët në Finlandë e Suedi thonë se ndoshta nëse do të bashkoheshin me NATO-n do ta kishin mbrojtjen që u nevojitet.

Kjo paraqet një ndryshim të madh të qëndrimeve. Në Finlandë, veçanërisht, marrëdhëniet me Rusinë mendoheshin të ishin mjaft të mira, por pushtimi i Ukrainës ka ndryshuar gjithçka.

Mariupoli “në prag të katastrofës humanitare”

Situata në rajonin e Sumyt dhe në qytetin e Mariupolt, është “në prag të një katastrofe humanitare”, tha një zyrtar i qeverisë ukrainase për kanalin televiziv “Ukraina-24” të dielën në mëngjes.

Aktualisht, nuk ka furnizim me energji elektrike ose ujë në dy qytete në rajonin verior të Sumyt, tha këshilltari i qeverisë Vadim Denisenko.

Megjithatë, ai shtoi se nata e së shtunës ka qenë “relativisht e qetë”.

Gjatë së shtunës, Ukraina dhe Rusia u pajtuan për një armëpushim që synonte largimin e civilëve të iknin nga Mariupoli, por ky armëpushim zgjati më pak se 30 minuta para se të rifillonin granatimet nga forcat ruse.

Sipas raportimeve të mediave në Ukrainë, korridori humanitar mund të rihapet sërish të dielën.

Rreth 3,000 amerikanë vullnetarë për të luftuar në Ukrainë

Rreth 3 mijë amerikanë i janë përgjigjur thirrjes së Ukrainës për vullnetarë të huaj për të luftuar kundër Rusisë, tha një përfaqësues i Ambasadës së Ukrainës në Uashington për Zërin e Amerikës.

Vendet perëndimore nuk po dërgojnë trupa për të luftuar në Ukrainë, por kanë dërguar armë.

Gjithashtu, kanë vendosur sanksione ekonomike kundër Rusisë dhe oligarkëve dhe liderëve rusë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të lartë ukrainas kanë bërë thirrje për formimin e një “legjioni ndërkombëtar” vullnetarësh të huaj për të ndihmuar Ukrainën në luftë.

Disa ditë më parë, Zelensky tha se rreth 16,000 vullnetarë nga vende të ndryshme janë paraqitur për të marrë pjesë në luftë.

Sërish suIme në centralin bërthamor

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se trupat ruse “po qëllojnë nga të gjitha anët” në uzinën bërthamore të Zaporizhja, centrali më i madh në Evropë.

“Rusët duhet të ndërpresin menjëherë zjarrin, të lejojnë zjarrfikësit që të krijojnë një zonë sigurie”, ka shkruar ai në Twitter.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit