Liverpooli e ka çuar në 4:0 epërsinë kundër Manchester Unitedit, në derbin më të madh anglez që po zhvillohet momentalisht në Old Trafford.
Mohamed Salah shënoi për 4:0 për Liverpoolin në minutën e 45-të, raporton Gazeta Express.
Ai u la i vetëm në zonën e Unitedit dhe e mposhti portierin David de Gea me një goditje nga afërsia.
Ky ishte goli i dytë i Salahut në këtë takim, ndërkohë që ka kontribuuar edhe me një asist.