-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Lladrovci lirohet nga spitali: Me mjekë, ia tregova vendin virusit të keq

Rekomandime

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas 17 ditësh qëndrimi në Klinikën Infektive, sot është liruar dhe me këtë rast, ka falënderuar mjekët dhe të gjithë ata që e përkrahën gjatë ditëve të rënda të mjekimit.

- Advertisement -

Fillimi ishte i vështirë, sepse, vetmia më grinte më keq se virusi. Por, erdhi edhe ajo që nuk e prisja, shkuarja në Klinikën Infektive. Prania aty mu lehtësua pa masë, nga mjekët që më pritën, kuadër të cilit ia besoja jetën time, pa mëdyshje, ka shrkuar në rrjetin social, z. Lladrovci.

Ai ka falënderuar mjekët për trajtim dhe njëherësh ka ftuar për kujdes, dhe respektim të udhëzimeve të IKShPK.

Shkrimi i plotë i z. Lladrovci:

- Advertisement -

Me mjekë, ia tregova vendin virusit të keq. Faleminderit!

Infektimi im nga virusi Covid-19, në fillim, më dukej i pamundur. E para, jam ruajtur dhe kisha kujdes, ndërsa së dyti, mendoja se viruseve kurrë nuk ua kam hap derën. Për fat të keq, më ndodhi.

- Advertisement -

Menjëherë u aktivizuan institucionet shëndetësore lokale, të cilat edhe më rekomanduan të shkoj në Klinikë për trajtim, sepse, gjendja ime ishte serioze.

Fillimi ishte i vështirë, sepse, vetmia më grinte më keq se virusi. Por, erdhi edhe ajo që nuk e prisja, shkuarja në Klinikën Infektive. Prania aty mu lehtësua pa masë, nga mjekët që më pritën, kuadër të cilit ia besoja jetën time, pa mëdyshje.

Para se të shkoja në Klinikë, pata oferta të shumta nga miqtë e mi të shkoja për trajtim në Gjermani dhe Austri. Mjekët që më ftuan, ishin shqiptarë, të gatshëm të ofronin trajtim profesional për shëndetin tim.

Unë vendosa të trajtohem, në Klinikën Infektive në Prishtinë, te mjekët që i njihja dhe kisha besim në kompetencën e tyre.

Kisha ditë vërtetë të rënda, edhe net të pafundme. Por, kujdesi i mjekëve tanë, ishte shembullor, gjatë 24 orëve, pavarësisht gjendjes time të rëndë. Më e rënda ishte, kur lexoja lajme alarmante apo dyshime për profesionalizmin e mjekëve tanë, apo mungesës së oksigjenit.

Madje, ishte tepër e rëndë për mua, kur thuhej se ata që hyjnë të terapinë me oksigjen, janë në rrugë të mirë për të ikur nga kjo botë. Të gjitha këto i demantoj unë, për 17 ditë qëndrim në Klinikën Infektive.

Falënderoj Prof. Dr. Sali Ahmetin, Prof. Dr. Lindita Ajazaj-Berisha, Dr. Veli Rexha, infektolog dhe të gjithë mjekët tjerë, infermierë, teknikë e staf të Klinikës Infektive. Falënderoj mjekët nga Austria, në veçanti dr. Shkëlqim Beqirin, nga Klinika Universitare e Vjenës si dhe ministrin Gent Cakajn për përkrahjen. Po ashtu, falënderoj z. Remzi Ejupin i cili ditën që mori vesh për infektimin tim më ka lutur të shkoj në Gjermani për trajtim. Madje, ai më kishte siguruar biletën e aeroplanit, hotelin dhe klinikën për trajtim. Po ashtu, falënderoj edhe Shefin e konsullatës sonë në Shtutgart, z. Imer Lladrovcin i cili po ashtu më ftoi të shkoj për shërim në Gjermani.

Nga zemra, dua të falënderoj të gjithë miqtë, të njohur e panjohur, të cilët me mesazhe, telefonata dhe porosi në mënyra të ndryshme, ma lehtësuan gjendjen dhe më uruan shërim.

Falënderoj me këtë rast, miqtë dhe shokët e mi për kujdesin e treguar për gjendjen time, si Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Ali Ahmetin, Isa Mustafën, Avdullah Hotin, Ramush Haradinajn, Besnik Tahirin, Pandeli Majkon, Hajredin Kuçin, Blerta Deliu-Kodrën, Enver Hoxhajn, Abelard Tahirin, Uran Ismajlin, Sejdi Hoxhën, Ferat Shalën, Arben Vitinë, Rexhep Selimin, Atifete Jahjagën, Bedri Islamin, Shaip Mujën, Bardhyl Mahmutin, Sylejman Selimin, Vasfije Krasniqi-Goodman, Bedri Pecin, Halil Selimin, Skënder Berishën, e shumë personalitete nga të gjitha trojet etnike dhe diaspora, shokë e miq, kryetarët e komunave nga të gjitha trojet shqiptare, deputetë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, ministra e ish ministra nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, ndërsa në veçanti dua të falënderoj dr. Fatmir Xhelilin.

Një falënderim nga zemra shkon për të gjithë familjarët e të infektuarve në repartin ku kam qëndruar, për respektin dhe mbështetjen që ma dhanë vazhdimisht. Po ashtu, shokët e mi nga shkolla fillore, e mesme dhe studimet, bashkëfshatarët dhe bashkëqytetarët e panumërt që më dërguan mesazhe inkurajimi dhe të cilët më bënë krenar për funksionin tim.

Falënderim me plot respekt shkon për zv. kryetarin e komunës së Drenasit, prof. dr. Nazmi Hasin, drejtorin e shëndetësisë komunale, dr. Arsim Haxhiun dhe gjithë Kabinetin tim qeverisës për mbështetjen që ma dhanë gjatë gjithë kohës si dhe dua t’i falënderoj për përkushtimin në punë. Po ashtu, falënderoj kryesuesin e Asamblesë Komunale, z. Labinot Halilaj dhe të gjithë asamblistët e të gjitha partive pa dallim, për mbështetjen që ma dhanë gjatë gjithë kohës.

Familja ime, gjatë tërë kohës ishte pranë meje dhe ndjehem shumë falënderues e krenar me secilin anëtar.

Kontaktet do t’i kem ende të reduktuara, prandaj, kur do të lirohem plotësisht, do ta jap njoftimin.

Qytetarë, miq, kini kujdes. Respektoni udhëzimet e IKShPK. Bartni maskën, ruani distancën dhe mbani higjienën!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit