4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

“Lobon për njohje të Kosovës”, Bërnabiq thotë se çkado që e dëmton Serbinë – aty e gjen edhe Von Cramonin

Rekomandime

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, deklarohet për të gjitha temat që siç tha ajo kanë të bëjnë me Serbinë “pa marrë parasysh sa të brendshme janë”.

Bërnabiq kur u pyet rreth deklaratave të eurodeputetes rreth situatës në fabrikën kineze të gomave Linglong në Serbi, tha se Von Cramon po trajtonte të gjitha temat në Serbi, “duke respektuar luftën kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke lobuar për njohje të reja të Kosovës dhe duke komentuar çështjen e punëtorëve vietnamez dhe kinez në Linglong”.

- Advertisement -

“Pra, çdo gjë që mund të dëmtojë Serbinë, aty mund ta gjeni Viola von Cramon”, tha Bërnabiq, duke shtuar se Von Cramon ndërhyri në punët e brendshme të Serbisë dhe mori pjesë në garën zgjedhore, në të cilën, siç tha kryeministrja serbe, ka të preferuarat, shkruan Tanjug.

Viola von Cramon tha një ditë më parë për mediat në Serbi se raportet shqetësuese mbi kushtet e rënda në të cilat vietnamezët jetonin dhe punonin në fabrikën kineze në Serbinë veriore ishin shqetësuese dhe duhet të hetohen thellësisht.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit