3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Lojtarëve të Maqedonisë u premtohen 3 milionë euro për ta mposhtur Kosovën

Rekomandime

Lojtarëve të ekipit kombëtar të Maqedonisë së Veriut u është premtuar një shpërblim i majmë parash prej tre milionë euro nga Federata e Futbollit e vendit, nëse arrijnë ta sigurojnë kualifikimin në Euro 2020 duke e mposhtur Kosovën në rrugë drejt këtij synimi.

- Advertisement -

Për ta arritur qëllimi dhe rrjedhimisht për ta merituar shpërblimin, lojtarëve të Maqedonisë së Veriut – një pjesë e të cilëve janë shqiptarë – u duhet ta mposhtin së pari Kosovën në gjysmëfinalen e play-off të Ligës së Kombeve dhe pastaj edhe fituesin e duelit tjetër gjysmëfinal mes Bjellorusisë dhe Gjeorgjisë në muajin mars, raporton Gazeta Express.

Njëlloj si Kosova, edhe Maqedonia e Veriut dështoi ta sigurojë pjesëmarrjen në turneun e verës së ardhshme përmes kualifikimeve, duke u renditur në vendin e tretë në grupin e saj.

Federata e Futbollit e Maqedonisë (FFM), e udhëhequr nga kryetari i saj shqiptar Muhamed Sejdini, është shumë e kënaqur me rezultatin, siç e ka quajtur historik, të ekipit kombëtar dhe tani i ka motivuar lojtarët ta arrijnë synimin kryesor, kualifikimin.

- Advertisement -

“Do të doja të përcjell urime të sinqerta për futbollistët e ekipit tonë përfaqësues për paraqitjet dhe rezultatet e shënuara në ciklin e fundit eliminator për EURO 2020. Është shumë me rëndësi që futbollistët besojnë se munden, janë të vetëdijshëm për kualitetin që posedojnë, ndërsa me mbështetjen e publikut janë të gatshëm për rezultate të mëdha. Duhet të vazhdojmë të besojmë në vetveten”, tha mes tjerash Sejdini.

“Dua të theksoj se FFM në rast të plasmanit në Euro 2020, reprezentuesit do t’u ndajë premio më shumë se 3 milionë euro. Saktësisht 30% prej mjeteve që FFM do t’i fitojë nëse plasohemi, do të shkojnë për anëtarët e reprezentacionit tonë më të mirë”, tha Sejdini sipas Gazetës Lajm.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit