-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Londra do t’i dërgojë Ukrainës predha me uranium, Rusia: Do të përfundoi keq, një hap drejt përballjes bërthamore

Rekomandime

Lajmi që Mbretëria e Bashkuar mund të furnizojë Ukrainën me predha me uranium të varfëruar po sjell reagime të ashpra nga Moska zyrtare.

- Advertisement -

Lajmi në vetvete u pohua pa i dhënë rëndësi në një mbledhje të dorës së dytë në parlamentin britanik, dhe nuk mori rëndësi në mediat vendase, por vendimi nuk i shpëtoi Kremlinit, që sot arriti deri të kërcënojë Londrën.

Siç dihet, predhat me uranium të varfëruar kanë një kapacitet shumë më të lartë për të depërtuar në mjetet e blinduara.

Predhat me uranium të varfëruar kanë një kapacitet shumë më të lartë për të depërtuar në mjetet e blinduara

“Nuk do të habitesha nga ky zhvillim, por nëse diçka e tillë ndodh, padyshim që do të përfundoi keq për Londrën”, deklaroi në një intervistë ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

- Advertisement -

Edhe më i qartë ministri i mbrojtjes, Sergei Shoigu, që foli për ”një hap më tej në përballjen nukleare”, ndërkohë që nuk mungoi edhe reagimi i kreut të Kremlinit, gjatë takimit të rëndësishëm me homologun kinez Xi Jinping, ku dy vendet nënshkruan disa marrëveshje të rëndësishme ekonomike, ku sipas disa analistëve fshihen edhe ndihma të mundshme ushtarake.

Struktura e një predhe me uranium të varfëruar

“Perëndimi ka vendosur të luftojë Rusinë deri në ukrainasin e fundit, jo me fjalë por me vepra. Nëse Perëndimi do fillojë të përdorë armë me përbërës bërthamorë, Rusia do të detyrohet të reagojë”, i komunikoi Putin presidentit kinez gjatë takimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit