-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Lopa transgjinore”, aktivistët e LGBT-së thonë se ndihet dem

Rekomandime

Në Poloni disa aktivistë të LGBT kanë shpëtuar nga therja një lopë që sipas tyre është transgjinore.

Sipas mediave të huaja, aktivistët mendojnë që lopa ndihet dem dhe ndaj pronari ka dashur ta therë.

- Advertisement -

Aktivistët janë të zotuar që kjo lopë duhet të shpëtojë dhe për këtë kanë hapur një faqe të veçantë në internet ku do të mbledhin fondet e nevojshme për të shpëtuar lopën nga therja.

Këta aktivistë në Poloni të cilët shprehen se “shtëpia më e mirë për një lopë është kullota, liria dhe dashuria”, duhet të mbledhin rreth 1.100 euro që të mund ta blejnë para se të përfundojë si mish në tryezat e polakëve. Pronari i lopës ka parë tek bagëtia e tij se kafsha nuk mund është pjellore ndaj dhe ka vendosur ta therë në thertore. Lopa nga ferma në Mazury dyshohet se është transgjinore për aq kohë sa nuk është pjellore.

- Advertisement -

Ndërkohë për këtë mendim të aktivistëve të LGBT ka reaguar pronari i lopës i cili e hedh poshtë këtë mundësi, ndërsa shprehet se kafsha e tij nuk ndihet dem, por thjesht nuk është pjellore dhe nuk nxjerr përfitime prej saj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit