1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Loshi: Presidentja po ia zbardh fytyrën secilit shqiptar, por kush nuk po ia çmon punën?

Rekomandime

Mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, ka thurur lavde për presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin, e cila mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dy ditë më parë.

- Advertisement -

Ai ka thënë se Kosova sot ka një presidente që ia zbardhë fytyrën dhe bën krenar çdo shqiptar në Prishtinë e Tiranë.

Por, sipas tij, ata shqiptarët nuk po ia çmojnë punën asaj.

“Kosova ka pasur presidentë me probleme elementare të te folurit në gjuhën shqipe e lëre më në anglisht. Sot e ka një presidente që ta zbardhë fytyrën e të bën të ndihesh krenar që je shqiptar qoftë i Prishtinës, qoftë i Tiranës, i Deçanit, apo i Skraparit. Por shqiptarët që nuk ta kanë dhënë votën nuk ta çmojnë as punën. Më parë ta falin gjakun sesa suksesin!”, ka shkruar Loshi në një postim në Facebook./

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit