-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“lSlS po rizgjohet”, koalicioni Global jep alarmin

Rekomandime

Nga takimi i Romës, fuqitë perëndimore paralajmëruan se Shteti Islamik vazhdon të përbëjnë një kërcnim që nuk duhet anashkaluar.

Në deklaratën e lëshuar përpara përvjetorit të shtatë të vetë shpalljes nga grupi trrorist të kalifatit në Irak dhe Siri, si dhe dy vjet nga humbja territoriale e kalifatit në Siri, Koalicioni Global pohoi mbështetjen për një grup pune që do të fokusohet tek përhapja e organizatës trroriste nga Iraku dhe Siria në kontinentin afrikan.

- Advertisement -

Zyrtarët perëndimorë të antitrrorizmit paralajmërojnë se lSlS-i, ose Daesh siç njihet ndryshe, ka gjetur mënyra jo vetëm për të mbijetuar, por edhe për t’u përhapur, duke e përqendruar gjithnjë e më shumë propagandën e grupit në territoret e e degëve afrikane.

“Druhemi se ai do të zgjerohet dhe do të përhapet në Afrikë”, deklaroi Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio duke cituar atë që ai e përshkroi si një “thirrje ndihme” nga komunitetet në vende të tilla si Niger dhe Mali.

“Ne e dimë se shumë fshatra kanë rënë në duart e tyre”, u shpreh Di Maio duke shtuar se kërcnimi po rritet gjithnjë e më shumë.

- Advertisement -

“Tani po shohim se një numër celulash trroriste po përhapen në rajone të tilla si Saheli, ku padyshim që janë të pranishme rrugët kryesore të emigrimit, rrugët e atyre që vijnë në Evropë”, paralajmëroi ai.

Ende nuk ka detaje se si do të funksionojë grupi i ri i punës për të Iuftuar lSlS-n, megjithëse lideret vunë në dukje nevojën për një “qasje të plotë”, e cila do të merrte në konsideratë faktorë të tillë si ndryshimi i klimës dhe varfëria që mund t’i shtyjnë disa njerëz drejt ektremzmit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit