0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Luan Haradinaj: Nëse vendi im ka nevojë, me dëshirën më të madhe do vdisja për Kosovën

Rekomandime

Sot është shënuar edhe dita e diplomimit të kadetëve të rinj të Forcave të Sigurisë së Kosovës, me ç’rast disa nga ta edhe janë deklaruar rreth rrugëtimit të tyre drejt arritjes ushtarake.

- Advertisement -

Në një intervistë për Frontal të T7, oficerët e FSK’së, Luan Haradinaj, Arbis Foniqi dhe Genc Qerimi kanë treguar për dëshirën e tyre nëse vendi ka nevojë që të jenë të gatshëm edhe të vdesin për të.

Djali i heroit Shkëlzen Haradinajt, është pyetur nëse do t’ishte i gatshëm të vdiste për Kosovën, ndërkaq pa menduar ka thënë se këtë gjë do ta bënte me dëshirë.

“Më dëshirën më të madhe nëse vendi im ka nevojë atëherë kjo as që diskutohet. Është rregull dhe e nënkptuar nga secili qytetar që nëse vendi kërkon ai duhet t’i përgjigjet”, ka thënë Luan Haradinaj.

- Advertisement -

Po ashtu gjatë kësaj bisede ka treguar se emocionin që ka përjetuar gjatë diplomimit kur e ka menduar babanë e tij hero.

“Mendoj që do të ishte ndjerë krenar me mua nëse do të ishte me ne. Por edhe pse ai mungon unë ndjehem krenar dhe aspak i mërzitur sepse e di arsyen pse ai nuk është me ne edhe e kuptoj realitetin se pse ai është dashur të mos jetë me ne”, ka thënë djali i heroit Shkëlzen Haradinajt dhe nipi i Luan Haradinajt.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit