Shefi i Shtabit i Forcave të Armatosura Ruse, gjenerali Valery Gerasimov ka mbërritur në Izyum të Ukrainës për të inspektuar personalisht operacionin ushtarak në Donbass.
Sipas mediave ukrainase, roli i gjeneralit në këtë mision është strategjik dhe jo operativo-taktik. Burimet shtojnë se mbërritja e kreut më të lartë të ushtrisë ruse në front tregon se emërimi i gjeneralit Oleksandr Dvornikov si komandant i vetëm i trupave ruse në Ukrainë nuk e ka përmirësuar menaxhimin dhe koordinimin e njësive në terren.
Trupat ruse kanë pasur një avancim të ngadaltë gjatë ofensivës në Ukrainë dhe për këtë arsye javët e fundit sulmet e tyre u përqendruan në jug të vendit, ku janë intensifikuar dhe Iuftimet.