1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Lufta për “kapjen” e AKI-së, Vjosa Osmani refuzon propozimin e Avdullah Hotit për kryespiun!

Rekomandime

Ushtruesja e Detyrës së Presidentjes Vjosa Osmani, ka refuzuar propozimin e Kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti, për kryeshef të Agjencisë Kosovare të Intelegjencës, Latif Merovcin, i cili më herët ka qenë zëvendësdrejtor në këtë institutcion.Lajmin e kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” burime brenda Zyrës së Presidendës, derisa kanë bërë të ditur se u.d Osmani ka propozuar një emër tjetër për kryeshef të AKI-së.

- Advertisement -

Megjithë, Kryeministri në detyrë ende nuk është njoftuar zyrtarisht për këtë vendim të Osmanit.

“Ende nuk ka ndonjë lëvizje, ne nuk kemi pranuar ndonjë informacion se është refuzuar apo jo propozimi i Kryeministrit Hoti“, tha përmes linjes telefonike zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës Antigona Baxhaku, për “Gazeta Blic”.
Drejtori i fundit i shkarkuar i AKI-së, Kreshnik Gashi ishte emëruar në këtë pozitë, më 25 nëntor të vitit 2019, nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe ish-presidenti Hashim Thaçi.Paraprakisht, Kreshnik Gashi ka mbajtur pozitën e kryetarit të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës. Ai është emëruar në krye të AKI-së, pas dorëheqjes së Shpend Maxhunit më 2019.

Më 2017 edhe Agron Selimaj kishte dhënë dorëheqje nga udhëheqja e AKI-së. Ndërkaq, më 2015, dorëheqje nga kreu i AKI-së pati dhënë edhe Bashkim Smakaj.Ndryshe, AKI-ja është agjenci për siguri dhe inteligjencë, e cila sipas ligjit, “analizon dhe shpërndan produkte inteligjente në mënyrë të shpejtë, të ligjshme dhe të përgjegjshme te presidenti, kryeministri dhe institucionet tjera kompetente”.Drejtori i AKI-së, i cili emërohet për një mandat pesëvjeçar me mundësi vazhdimi, i përgjigjet drejtpërdrejt Kryeministrit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit