3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Luftëtarët e Pejës nuk pranojnë testet e siguruara nga Serbia, i drejtohen Shqipërisë për ndihmë

Rekomandime

Luftëtarët e Pejës nuk po i pranojnë testet e siguruara nga Serbia, dhe i janë drejtuar Institucioneve të Shqipërisë përmes një letre.

- Advertisement -

“Duke qenë kështu kërkojmë nga Ju që të ndihmoni popullin tonë me një sasi të testeve për Covid19, sipas mundësive që keni ju si shtet dhe mos të lejoni që të helmohemi me helmin e atij shteti që vrau mbi 11 mijë qytetarë të pafajshëm vetëm e vetëm se ishin shqiptarë që nuk duronin robërinë”, thuhet në letrën e tyre, shkruan Indeksonline.

Nga: Luftëtarët e Pejës

Lënda: Letër e hapur institucioneve të Republikës së Shqipërisë.

- Advertisement -

I nderuar President z. Ilir Meta

Kryeministër z. Edi Rama

- Advertisement -

Kryetar i Kuvendit z. Gramoz Ruçi

Siç jeni të informuar, Qeveria e Kosovës ka pranuar një donacion (teste për covid 19)  nga shteti që ushtroi gjenocid mbi popullin tonë.

Qytetarët e shumtë e në veçanti ish luftëtarët dhe familjet e Dëshmorëve të Luftës Çlirimtare, kanë shprehur indinjatën e tyre të thellë për këtë veprim, andaj janë të vendosur qe mos të lejojnë të testohen me ato teste që kanë ardhur nga Serbia.

Duke qenë kështu kërkojmë nga Ju që të ndihmoni popullin tonë me një sasi të testeve për Covid19, sipas mundësive që keni ju si shtet dhe mos të lejoni që të helmohemi me helmin e atij shteti që vrau mbi 11 mijë qytetarë të pafajshëm vetëm e vetëm se ishin shqiptarë që nuk duronin robërinë. 

Duke qenë të bindur se kërkesa jonë do të realizohet, sikur çdo herë kur kishim nevojë për ju, Atdheu jonë Shqipëri, paraprakisht ju falënderojmë dhe kërkojmë nga ju qe ai donacion të vie me dedikim për qytetarët dhe luftëtarët të cilët nuk pranojnë të testohen me teste serbe.

Nga pjesa tjetër e Atdheut e quajtur Kosovë, ne bijtë e tu Shqipëri.

Pejë  19 prill 2020 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit