-0.5 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Lufti Haziri: Rezultati i tanishëm ia jep mandatin Albin Kurtit

Rekomandime

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri, ka thënë se rezultati i tanishëm i zgjedhjeve parlamentare ia jep mandatin Lëvizjes Vetëvendose për formimin e Qeverisë.

- Advertisement -

Kështu ka thënë ai për Radion Evropa e Lirë, duke theksuar se nuk do të nisin negociatat për qeverinë e re përderisa nuk përfundon numërimi i të gjitha votave, njofton Klan Kosova.

“Rezultati është shumë i ngushtë dhe ne jemi duke e pritur numërimin e të gjitha votave, përfshirë votat me kusht, votat e diasporës dhe votat për deputetët, pastaj fillon procesi i negociatave. Dallimi është i vogël, një deputet, por që ia jep mandatin (për formimin e qeverisë) liderit të Vetëvendosjes”, ka deklaruar Haziri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit