2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Lul Raka tregon se kur do të mund të vijnë bashkatdhetarët në Kosovë

Rekomandime

A do të mund të udhëtojnë për në Kosovë, këtë verë, bashkatdhetarët tanë, pas pandemisë COVID-19, është një nga pyetjet që po e bëjmë të gjithë në këto ditë.

Emisioni “Rrëfim Suksesi” ka realizuar një storje, në të cilën flasin për këtë temë ekspertë shëndetësorë, ekonomik dhe vetë bashkatdhetarët.

- Advertisement -

Mikrobiologu Lul Raka, në këtë emision thotë se bashkatdhetarët shumë shpejt do të mund të udhëtojnë për tek familjet e tyre në Kosovë.

Madje, siç shkruan Reporteri.net, ai shprehet i lumtur për një gjë të tillë, pasi sipas tij kjo do të ndihmojë familjet e tyre në Kosovë si në aspektin psikologjik, ashtu siç edhe në aspektin financiar.

“Unë besoj se shumë shpejtë bashkatdhetarët do të jenë në gjendje të udhëtojnë, dhe vizita ardhja e tyre gjithsesi do të jetë një faktor ndihmues edhe psikologjik edhe financiar.

- Advertisement -

Prandaj ju dëshirojë mirëseardhje dhe urojë që sa më shpejtë të krijohen rrethanat që të vijnë të sigurtë dhe të kënaqen me familjaret e tyre në Kosovë”, thotë Raka

Megjithatë, duke mos caktuar një datë se kur ai parasheh të ndodhin këto lëvizje, Raka shpjegon faktorët që varen për një gjë të tillë.

- Advertisement -

Kjo varet prej disa faktorëve. Në radhe të parë faktori i parë është situata epidemiologjike në vendin ku jetojnë, d.m.th. si do të jetë evoluimi i situatës së shëndetit publik.

Shumë shtete në Europë kanë bërë lehtësim të masave, edhe në këtë kontekst ka qenë edhe hapja e kufijve, sidomos me vendet që kanë pasqyrë të përafërt me situatën epidemiologjike në Kosovë”, ka thënë Lul Raka

Këtu duhet pasur parasysh disa dallime që i kanë shtetet e ndryshme të Europës, pasi shpesh nuk përdorin qasje të njëjtë në diagnoze Prandaj disa shtete të Evropës situata është e ndryshme ta zëmë Suedia, disa të tjera kanë bërë kufizime afatgjate deri në fillim të shtatorit me sa e di unë”, deklaron mikrobiologu kosovar

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit