1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Lumezi-Prokurorëve: Shmangni veprimet hetimore ndaj mediumeve apo gazetarëve që kundërligjshëm i detyron të zbulojnë burimet

Rekomandime

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka lëshuar një udhëzim që i detyron të gjithë prokurorët, që të shmangin ndërmarrjen e çfarëdo veprimi hetimor ndaj mediumeve apo gazetarëve, që në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarisë do t’i detyronte gazetarët apo profesionistet e tjerë të medias të zbulojnë burimet e informacionit, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Një udhëzim i tillë vie pas publikimit të një hulumtimi nga mediumi “Insajderi”, në të cilin thuhej se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka refuzuar të nënshkruaj kontratën për vaksina me kompanitë “Pfizer dhe BioNTech.

Pas kërkesës së ministrit Vitia që prokuroria e shtetit të mbrojë interesin publik dhe të veprojë ndaj kujdo që dëmton procesin e vaksinimit, prokuroria ka filluar hetimet, derisa është kërkuar nga “Insajderi” që të zbulojë burimet e informacionit.

Ndërsa, sot nga Prokuroria kanë deklaruar se do të mbrojnë parimet e lirisë së shtypit.

- Advertisement -

Për me tepër, Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga të gjithë prokurorët që ta njoftojnë para se të ndërmarrin ndonjë veprim hetimor ndaj gazetarëve apo profesionistëve të medias.

Nga Prokuroria Speciali kanë bërë të ditur se kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim pune Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, për të adresuar ngjarjet e fundit lidhur me mbrojtjen e burimeve të gazetarisë nga hetimet penale.

- Advertisement -

“Kryeprokurori i Shtetit dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë janë të përkushtuar për të siguruar që prokuroria dhe policia të mbrojnë parimet e lirisë së shtypit dhe të respektojnë në tërësi Ligjin për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarisë, i cili mbron burimet e informacionit. Gjithashtu, Kryeprokurori i Shtetit ka lëshuar udhëzim detyrues për të gjithë prokurorët, i cili është ndarë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, ku detyrohen prokurorët që të shmangin ndërmarrjen e çfarëdo veprimi hetimor ndaj mediumeve apo gazetarëve, që në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarisë do t’i detyronte gazetarët apo profesionistet e tjerë të medias të zbulojnë burimet e informacionit”, thuhet nga Prokuroria.

Udhëzimi gjithashtu ua rikujton prokurorëve që, sipas ligjit, gazetarët nuk mund të ndiqen penalisht në rastet kur e shfrytëzojnë të drejtën e heshtjes lidhur me burimet e tyre të informacionit.

“Kryeprokurori i Shtetit dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë sigurojnë publikun dhe mediat se mbrojtja e të drejtave të gazetarëve dhe profesionistëve tjerë të medias është e rëndësisë më të lartë për të dyja institucionet dhe zotohen se do të ndërmarrin veprime të menjëhershme ndaj kujtdo që nuk i përmbahet këtyre parimeve”, thuhet në një komunikatë për media.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit