1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Lumir Abdixhiku prezanton nënkryetaren e re të LDK’së

Rekomandime

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar profilin e nënkryetares së re të këtij subjekti politik, Shqipe Mjekiqi.

- Advertisement -

Abdixhiku, nëpërmjet ‘Facebook’-ut, ka njoftuar se Mjekiqi është ligjëruese universitare, si dhe ka doktoruar në fushën e shkencave politike në ‘Trinity College’ në Dublin.

“Një ligjeruese univeristare; bashkëpunëtore e jashtëzakonshme, nënë e dy fëmijëve – Shqipja, nga sot, pasuron rradhët tona politike në aktivitetin e bollshëm që na pret përpara. Ajo mbetet motiv i aktivizimit politik për të rinjtë e të rejat e për profesionistët e vendit tonë”, thuhet në postimin e kreut të LDK’së.

Mjekiqi ka qenë këshilltare e Fatmir Sejdiut gjatë kohës sa ka qenë president i Kosovës dhe këshilltare e Skënder Hysenit, gjatë kohës sa ky i fundit ka drejtuar Ministrinë e Punëve të Brendshme.

- Advertisement -

Nënkryetarët e tjerë të përzgjedhur sot në mbledhjen e mbajtur nga LDK’ja, me propozim të Abdixhikut, janë edhe Lutfi Haziri, Anton Quni dhe Gazmend Muhaxheri.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

- Advertisement -

Shqipe Mjekiqi, e doktoruar në fushën e shkencave politike në Trinity College në Dublin, nga sot do të jetë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Shqipja i ka të përfunduara studimet bazike në Universitet të Prishtinës, ndërsa ka kryer studimet postdiplomike në London School of Economics (LSE) në Britani të Madhe. Si pjesë e kualifikimit të saj akademik, Shqipja ka studiuar ndikimin e sistemeve zgjedhore në sjelljen legjislative nëpër shtetet evropiane.

Një ligjeruese univeristare; bashkëpunëtore e jashtëzakonshme, nënë e dy fëmijëve – Shqipja, nga sot, pasuron rradhët tona politike në aktivitetin e bollshëm që na pret përpara. Ajo mbetet motiv i aktivizimit politik për të rinjtë e të rejat e për profesionistët e vendit tonë.

Mirë se vjen. 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit