Nënkryetari i parë i PDK Sami Lushtaku ka vizituar ish deputetën e Kuvendit të Kosovës, veprimtaren për të drejtat e njeriut, Flora Brovinën.
Ai i shoqëruar nga deputetja Ganimete Musliu, ka thënë se Btroniva për vite të tera ishte aktivizte e njohur dhe e zëshme, duke i uruar asaj shëndet të plotë.
Postimi i plotë i tij:
Së bashku me deputeten Ganimete Musliu, vizituam poeten, ish të burgosurën politike, veprimtaren për të drejtat e njeriut, aktivistën politike e ish deputeten e Kuvendit të Kosovës, znj. Flora Brovina.
Ajo për dekada me radhë është aktiviste e njohur dhe e zëshme, e cila ishte dënuar me 12 vite burg nga regjimi serb për shkak të veprimtarisë patriotike të saj.
Zonjës Brovina i dëshiroj jetë të gjatë e shëndet të plotë. SL