5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Lushtaku: Edhe Hashim Thaçi do ftohet nga Gjykata Speciale

Rekomandime

Kryetari i degës së PDK në Skenderaj, Sami Lushtaku është shprehur i bindur se edhe ish shefi i tij i dikurshëm që njiherit është president i vendit, Hashim Thaçi shumë shpejt do ftohet nga Gjykata Speciale.Në emisionin Saktë që është projekt i Kosova Post dhe disa mediave online, Lushtaku duke buzëqeshur është shprehur se edhe Thaçit do ti vije ftesë nga Haga.

- Advertisement -

‘Edhe ai ka shumë mundësi që të ftohet shpejtë’ ka thënë Lushtaku derisa ka folur për Gjykatën Speciale, për të cilën ka thënë se nuk është dashur që të votohet në Kuvendin e Kosovës.

‘Kam qenë dhe jam kunder Gjykatës Speciale. Unë asnjëherë nuk i iki drejtësisë dhe nuk mshefem.Bashkësia Ndërkombetare ka luajtur me ndjenjat e UÇK dhe ndjenjat e njerëzve që kanë qenë në luftë.

Nuk janë gjykuar veprimet tona por emrat tonë Ne kemi thënë publikisht mjerë ata që ata kanë quar gisht për një drejtësi të njëanshme. Me vjen keq për ta sepse nesër do ti gjykoj edhe historia, sepse nuk ka këtu drejtësi sepse krimet i ka bërë Serbia. Ne jemi të interesuar të zbardhen të gjitha vrasjet e pasluftës.

- Advertisement -

Këto krime është dashur që ti zbardhin institucionet e Kosovës” tha Lushtaku duke shtuar se UCK për asnjë moment nuk ka kryer krime, por Serbia është ajo që ka bërë krim e gjenocid në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit