1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Lushtaku: Serbët në veri kanë qenë të privilegjuar nga Millosheviqi, tash nga Albin Kurti

Rekomandime

Një nga figurat më me peshë elektorale në PDK, Sami Lushtaku, thotë se me shtrenjtimin enorm të rrymës, tregohet se Qeveria Kurti ka dështuar. Lushtaku thotë se ‘serbët në veri po vazhdojnë të privilegjohen për rrymën”.

Duke folur për proceset aktuale në vend, siç është paralajmërimi për shtrenjtimin e rrymës, z.Lushtaku hedh akuza të rënda ndaj kryeministrit Kurti dhe qeverisë.

- Advertisement -

Serbët në veri të Mitrovicës gjithmonë kanë qenë të priviligjuar nga sistemi i Millosheviqit, dmth edhe Albin Kurti është i njëjti, këto privilegje që këta ia krijojnë serbëve është e padrejtë, dhe nuk është dashur të bëhet, unë jam që të trajtohen minoritetet në këtë rast edhe serbët si qytetarë të Rebulikës së Kosovës por jo që ata mos të paguajnë rrymën, dhe kjo nuk ka kurrfarë kuptimi”, ka thënë Lushtaku.

“Vet fakti që nuk ka rrymë në Kosovë, kjo qeveri ka dështuar qysh në start, nuk është e zonja që të menaxhoj as me KEK -un, e as me institucionet tjera”, tha ai për Periskopin.

Lushtaku tutje ka folur edhe rreth Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit që e vendosë Kosovën në pozitë jo të keqe për vitin 2021

- Advertisement -

“Unë mendoj që Albin Kurti edhe VV’ja më së shumti kanë dërguar mesazhe letra, komunikimi edhe me shoqata edhe me organizata po edhe me ata që kanë qenë të deleguar në Kosovë, do të thotë qëllimisht e kanë prishur imazhin e Kosovës, pa argumente pa fakte, unë nuk e di çka ka ndodhur dje e çkaa po ndodhë sot”, ka thënë Lushtaku.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit