1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Lushtaku – Vuçiqit: Kur të shkon mendja eja, ne jemi të gatshëm me vdekë për Kosovë

Rekomandime

Ish-komandanti i UÇK’së, Sami Lushtaku, në emisionin Frontal të T7, ka folur për arrestimet e krerëve të Ushtrisë Clirimtare nga Tribunali Special. Lushtaku thotë se Serbia kreu krime, e Specialja arrestoi shqiptarët. Ka edhe një përgjigje për presidentin serb, Aleksandër Vuciq.

- Advertisement -

Lushtaku thotë se nuk e ka shqetësuar deklarata e Vuciqit, sipas të cilit, konflikti i ngrirë mes Kosovës dhe Serbisë, mund të përshkallëzohet, nëse nuk arrihet paqja.

“Jo deklaratat asnjëherë nuk me shqetësojnë shumë. Ne e dimë që Serbia ka kryer gjenocid edhe në Kroaci e Bonje e edhe në Kosovë”, ka thënë Lushtaku, transmeton Gazeta Express.

“Serbia mendon gjithmonë për lufta, mendon se do ta kthen Kosovën nën sundimin e saj. Por ne jemi këtu dhe nuk e kem ndërmend me lëshu Kosovën”, thotë Lushtaku.

- Advertisement -

““Nëse Serbia veq i shkon mendja me ardhë në Kosovë. Na jemi të gatshëm me vdekë për Kosovën kurdo që është nevoja..”, ka shtuar ai.

Për arrestimet e krerëve të UÇK’së, ish-komandanti thotë se Serbia ka kryer krime e masakra, ndërsa tash po arresohen shqiptarët.

- Advertisement -

“Serbia ka ba krime, edhe bën krime edhe na çon nëpër burgje në Kosovë në kohën e UNMIK-ut edhe tash në Speciale. Specialja ëshë shpërblim për Serbinë për gjithë ato krime gjithë ato masakra që i ka bërë”, ka thënë ai.

“Kur don le të ja mësynë, ne jemi të gatshëm me vdeke për Kosovën”,

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit