-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Lutfi Haziri jep parashikimet e tij rreth marrëveshjes me Serbinë

Rekomandime

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri nuk e sheh afër arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë.

- Advertisement -

Haziri është shprehur pesimist për arritjen e një marrëveshjeje të shpejtë përmes diskutimit të çështjeve ekonomike. Ai vlerëson se problemi real ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është politik.

“Problemi ynë me Serbinë është politik. Nuk mund të presim që aspekti ekonomik t’i japë zgjidhje problemit mes Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi Haziri për Kanal10.

Megjithatë, sipas tij, çështjet ekonomike mund ta lehtësojnë procesin dialogues.

- Advertisement -

Haziri, që kohët e fundit jo pak herë ka lëshuar kritika drejt Qeverisë së udhëhequr nga LDK-ja, e ka vlerësuar pozitivisht faktin që këtë herë, siç tha, delegacioni i Kosovës për dialog do të shkojë më i konsoliduar në Washington.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit