1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Lutfi Haziri lavdëron punën e ministrit të VV-së

Rekomandime

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka folur për menaxhimin e pandemisë në vend dhe rastin tragjik të vdekjes së 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve që po shfrytëzohet si karantinë.Haziri ka thënë se me ministrin Vitia ka pasur komunikim korrekt gjatë kësaj kohe.

- Advertisement -

Kreu i Gjilanit thotë se Vitia gjatë kësaj kohe është sjellë korrekt në raport me këtë komunë, por se nuk mund ta thotë të njëjtën për pjesën tjetër.

Haziri këtu ka përmendur se pas vdekjes së Agon Musliut nga Qeveria u është thënë se komunat nuk mund të komunikojnë me ambasadat.

Sipas tij kjo është plotësisht e pakuptimtë.“Arben Vitia si ministër në kohën e pandemisë u sjellë korrekt në raport me Gjilanin, në raport me komunikimin tonë edhe në raport me krejt procesin që e kemi zhvillu.

- Advertisement -

Por pjesa tjetër, nuk e di sipas detyrave dhe përgjegjësive se kujt i takon, ne kemi ba kërkesë me shkrim në emër të qytetarëve, është non sens të thuash se nuk ka të drejtë me i shkru ambasadës kryetari i Komunës, kur çdo kryetar ka të drejtë me i shkru në ambasadës. Cili ligj thotë se nuk guxon me komuniku me ministrinë e caktume. Praktikisht, tregojnë për një kulturë qeverisëse të monopolizume, të kontrollume dhe me paranoja politike”, u shpreh Haziri në intervistën për Reporteri.net.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit