1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Lutfi Haziri sot u pa në Kuvend, a ishte në takim me Vjosa Osmanin, e cila shpalli largimin nga LDK

Rekomandime

Vjosa Osmani tashmë e ka bërë publike se rrugët e saj me LDK’në janë ndarë dhe ka filluar punën për një iniciativë të re politike ku tha se do t’i bashkohen edhe njerëz tjerë të LDK’së. Një nënkryetar tjetër i LDK’së që ka shfaqur afërsi me qëndrimin e Osmanit është edhe kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, i cili sot është parë të ketë qëndruar në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

- Advertisement -

Kryetari i Gjilanit, njëherit edhe nënkryetar i LDK’së, Lutfi Haziri, sot është parë të ketë hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës. Gazeta Online ‘Reporteri.net’, ka siguruar edhe fotografitë e veturës zyrtare të Hazirit, të parkuar para objektit të Kuvendit të Kosovës.

Në këtë kohë Kuvendi dhe deputetët kanë shkuar në pushim, por jo edhe kryetarja Vjosa Osmani e cila del në zyrë, edhe vazhdon aktivitetin e saj politik. E duket se Haziri, Kuvendin e ka vizituar, pikërisht për të takuar kryetaren Osmani.

Megjithatë, edhe pse i kontaktuar nga Gazeta Online ‘Reporteri’, kryetari Haziri nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjet se a ka zhvilluar sot takim me kryetaren Osmani, dhe nëse po, cilia ka qenë arsyeja e takimit.

Deri më sot, kryetari Haziri, edhe pse është numër dy në LDK, nuk ka komentuar paralajmërimin e Osmanit për themelimin e një subjekti të ri politik. Madje ka heshtur edhe kur emri i tij është përmendur në media, se ai mund të ndjekë rrugën e kryetares Osmani, për t’u larguar nga LDK, që t’i bashkohet iniciativës së saj politike.

- Advertisement -

Nëse eventualisht bashkë me Osmanin nga LDK largohet edhe Lutfi Haziri, atëherë kjo parti me shumë gjasë do të përjetonte edhe një herë goditjen e madhe të pas vdekjes së presidentit Rugova, dhe ‘Kuvendit të Karrigeve’, ku kjo parti u nda në dysh, dhe për herë të parë humbi primatin në skenën politike kosovare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit