0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Lutfi Haziri thotë se ka takime të fshehta në mes të VV’së dhe LDK’së larg mediave

Rekomandime

Ditëve të fundit nuk ka pasur asnjë takim në mes të liderëve të VV’së dhe LDK’së e as ekipeve të partive që është kapur nga mediat, por nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri thotë ka takime dhe komunikim në baza ditore në mes të palëve.

Haziri në një bisedë që dje ka zhvilluar në emisionin Zyra e Ankesave, ka thënë se ka komunikim të rregullt në mes të dy liderëve, e edhe takime në mes tyre, por për të cilat nuk njoftohen mediat, pëcjell reporteri.net.

“Ka edhe takime kur mediat nuk kanë njohuri. Pres në çdo kohë dhe në çdo moment që të ketë takime pune në mes të dy liderëve, qoftë në takime vetëm në mes tyre, apo edhe me ekipe, sepse është e nevojshme që marrëveshja të përmbyllet në tërsi si pako marrëveshje përfundimisht në mënyrë që të bëhemi gati për seancën e caktuar për datën 26 dhjetor”, ka thënë Haziri.

- Advertisement -

Sipas tij, përpjekjet janë të pandalshme që të enjten më 26 dhjetor në seancën konstituive të Kuvendit të shkohet me marrëveshje.

“Ata flasin çdo ditë, komunikimin e kanë të rregullt, pra nuk ka moskomunikim në mes të liderëve, dhe po bëhen përpjekje të vazhdueshme për me e përfundu këtë pjesë të procesit”, ka thënë numri dy i LDK’së.

Duket se VV e LDK janë duke e aplikuar këshillën e dy të deleguarve të kancelares Merkel, të cilët ju kërkuan palëve që të flasin më shumë mes vete se sa në media, në mënyrë që ta arrijnë marrëveshjen sa më shpejtë që të jetë e mundur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit