7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Lutfi Haziri vjen me një propozim pasi në Mitrovicë do të ndërtohet baza më e madhe e FSK-së

Rekomandime

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka propozuar që Regjimenti i Parë i Forcave Tokësore në Gjilan të zhvendoset në bazën më të madhe ushtarake të FSK-së që pritet të ndërtohet në Mitrovicë, raporton Kosova ime.

Haziri ka propozuar që pas zhvendosjes të lirohet hapësira për Kampusin Universitar të Universitetit të Gjilanit.

- Advertisement -

Pas vendimit për ndërtimin e bazës më të madhe ushtarake të FSK’së në Mitrovicë, uroj dhe propozoj që Regjimenti i Parë i Forcave Tokësore në Gjilan të zhvendoset atje, në mënyrë që të na lirohet hapësira e premtuar për Kampusin Universitar”, ka shkruar Haziri.

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka konfirmuar se në Cërrnushë të kësaj komune do të ndërtohet baza më e madhe ushtarake e FSK-së.

- Advertisement -

Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Forcave të Sigurisë së Kosovës do t’i jepen 191 hektarë në shfrytëzim për ndërtimin e kësaj baze në “Kodrën e Cërrnushës”.

Me ndërtimin e kësaj baze ushtarake të FSK-së, Mitrovicën do ta kemi qytetin më stabil-vendimmarrës për të mbrojtur çdo pëllëmbë të tokës së Kosovës”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Bahtiri ka propozuar që kjo kazermë të mbaj emrin e heroit, Isa Boletini.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit