3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

LVV e prezanton një sondazh, e ‘shpall’ Bulliqin kryetar të Podujevës

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosje e ka prezantuar një sondazh për zgjedhjet në Podujevë, përmes një konference për media.

Ish-ministri i Financave, Besnik Bislimi ka thënë se sondazhi, që trgon nivelet nga 1 deri në 5 për pëlqyeshmërinë ndaj kandidatëve, e vë kandidatin e LVV-së si të parin dhe fitues të zgjedhjeve në Podujevë që do të mbahen të dielën.

- Advertisement -

Sipas Bislimit, 46.8% e qytetarëve do të votonin për Shpejtim Bulliqin, 42% për Nexhmi Rudarin, kurse 11.2% për Naim Fetahun.

“Shpejtim Bulliqi del të jetë kandidati më i preferuar i qytetarëve të Podujevës, apo votuesve, ku ata e kanë fotuar atë në nivet të 3.53. Kandidati i dytë ikën bukur shumë në raport me profesorin Bulliqi.”, ka thënë Bislimi.

Ai është shprehur se ky rezultat mund të jetë më i mirë për LVV-në aktualisht dhe se sipas tij, elektorati po ikë nga LDK-ja drejt LVV-së.

- Advertisement -

“Ne kemi organizu një sondazh… Sondazhi është kryer më 12 deri në 15 mars dhe ne besojmë se situata në terren është shumë më e mirë sesa ajo që ka dalë nga të dhënat e sondazhit”, ka thënë Bislimi.

Shpejtim Bulliqi del të jetë kandidati më i preferuar i qytetarëve të Podujevës, apo votuesve, ku ata e kanë fotuar atë në nivet të 3.53. Kandidati i dytë ikën bukur shumë në raport me profesorin Bulliqi.

- Advertisement -

Ai tha se edhe në rast se do të kishte balotazh, Bulliqi do të fitonte. Madje, sipas tij, atëherë do të fitonte edhe më bindshëm.

“Shpejtim Bulliqi del fitues. Edhe sikur të kishte balotazh mes kandidatëve, prapë do të fitonte Shpejtim Bulliqi”, ka thënë Bislimi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit