-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Macron nxori 7 mijë ushtarë në rrugët e Francës: Ne nuk do të dorëzohemi

Rekomandime

Presidenti francez Emmanuel Macron të enjten ka njoftuar se ka aktivizuar më shumë se dyfishin e ushtarëve për t’i vendosur në mbrojtje ndaj sulmeve të mundshme, pas atij që ndodhi dje në Nice ku u vranë tre njerëz në një kishë.

Nga 3000 ushtarë u shtuan në 7000 disa orë pas këtij sulmi të lig nga një person që besohet se kishte motive islamike në masakrën që kreu ndaj besimtarëve katolik në Nice.

- Advertisement -

“Nëse na sulmojnë edhe një herë kjo është për vlerat tona, për qasjen tonë ndaj lirisë, për këtë ne duhet të besojmë lirshëm dhe të mos lëmë të lëshojnë rrënjë mendjet e terrori”, tha Macron nga vendi afër ku u krye sulmi.

“E them edhe një herë me qartësi të madhe sot, ne nuk do të dorëzohemi”, shtoi ai.

“Njerëzit mund të jenë besimtarë ose jo besimtarë, por çdo fe mund të ushtrohet. Kështu që sot i gjithë kombi qëndron me bashkëqytetarët tanë katolikë”, tha Macron.

- Advertisement -

Zemërim i madh është shkaktuar në Francë për shkak të sulmeve të vazhdueshme terroriste në më kpak se dy muajt e fundit. Të tre sulmet ishin kryer pas nisjes së gyqit të të akuzuarve për bashkëpunim me terrorsitët që kryen sulmin ndaj Charlie Hebdo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit