6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Maji i veçantë në Gjakovë: Për një muaj lindën 75 vajza dhe 75 djem

Rekomandime

Gjatë muajit maj në Komunën e Gjakovës kanë lindur 150 fëmijë, 75 vajza dhe 75 djem, shkruan Gazeta Metro.

Nga këto lindje 46 kanë qenë me prerje cezariane.

- Advertisement -

Më poshtë ju sjellim raportin e plotë të Spitalit të Përgjithshëm në Gjakovë:

Gjatë muajit Maj, në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë janë hospitalizuar: 770 pacientë (67 në Kirurgji, 26 në Ortopedi, 29 në Urologji, 10 në ORL, 246 në Gjinekologji, 152 në Neonatologji, 29 në Pediatri, 67 në Interno, 7 në Infektiv, 30 në Neurologji, 7 në Psikiatri, 28 në Pulmologji, 1 në Dermë, 12 në Kujdes intenziv dhe 59 në Njësinë Koronare).

Janë kryer 95 operacione (25 operacione Kirurgjike, 13 operacione Ortopedike, 6 operacione Urologjike, 1 në ORL dhe 50 operacione Gjinekologjike).

- Advertisement -

Gjatë këtij muaji kanë qenë 150 lindje, prej tyre 75 djem e 75 vajza (lindje me prerje cezariane kanë qenë 46).
Sa i përket shërbimeve ambulantore – vizita mjekësore kanë qenë 5146, 810 shërbime në Ro-Kabinet dhe 114 CT-ja.
Numri i pacientëve që kanë marrë shërbime në Laborator ka qenë 1217.

Poashtu, në repartin e Hemodializës janë kryer gjithsejt 907 shërbime të Dializës (790 të Komunës së Gjakovës dhe 117 jashtë Kosovës)./Kosova ime

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit