0.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Malazezi më i urryer në Serbi: Flet për origjinën shqiptare, të shenjtit serbë i quan kasapë!

Rekomandime

Serbia kundërshton vendimin e Vatikanit, përkatësisht të Papa Françeskut, që kryepeshkopi i dikurshëm i Zagrebit, Alojzije Stepinacit, të shpallet i shenjtë. Reagimet më të mëdha vijnë nga Kisha Ortodokse Serbe, që thotë se duhet të merret parasysh roli i tij në Mbretërinë Jugosllave, në NDH (Shteti i Pavarur Kroat) dhe Jugosllavinë komuniste.

Kisha Ortodokse Serbe (e më shumë politika serbe) paralajmëron Papa Françeskun se Stepinci nuk guxon të shpallet i shenjtë meqë, sipas tyre, “nuk është i denjë për këtë”. Për këtë ata thirren në akuzat e montuara të regjimit komunist, i cili më 1946 Stepincin e dënon me 16 vjet burg, transmeton Telegrafi.

- Advertisement -

Për serbët ky prift kroat ka mirëpritur formimin e NDH-së, ka kthyer ortodoksët “dhunshëm” në katolikë, ka pranuar shërbimin famullitarit ushtarak, si dhe ka mbështetur mbështetjen elementet antiserbe ustashe edhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Në anën tjetër, kroatët ofrojnë dokumente që dëshmojnë të kundërtën, se ai ka shpëtuar antifashistët, serbët dhe hebrenjtë nga dhuna ustashe, se publikisht ka kundërshtuar ligjet racore, e se ka pasur konflikte me liderin e NDH-së, Ante Paveliq.

Por, si kundërpërgjigje dhe “mbrojtje” e papritur për kroatët, po konsiderohet libri i një malazezi që ka nervozuar së tepërmi serbët, e që ditëve të fundit vazhdon të citohet në mediat e Kroacisë.

- Advertisement -

Është ky Miroslav Çosoviq, autor i librit “Të shenjtët bizarë të Kishës serbe”, i cili nga qarqet serbe po cilësohet si vepër demonike.
Sipas këtij malazezi, Stefan Nemanja ishte gjenocidal, gjakatar dhe mizor; Shën Sava ka organizuar vrasjet politike, sepse qëndron pas vrasjes së fisnikut bullgar, Sterzit; Shën Milutini ishte pedofil dhe i shthurur, ndërsa Shën Stefan Deçani ishte kasap.

“Librin hiq nuk e kisha shkruar nëse Kisha Ortodokse Serbe për 10 vite për të shenjtë do të zgjidhte personat shembullorë, e jo ata që vijnë nga qarqet nacionaliste e që nuk kanë bërë mrekulli. Kjo Kishë këtë e bën pa baza kanonike.

- Advertisement -

Unë nuk e kisha publikuar veprën madje edhe sikur ata të mbaheshin vetëm me të shenjtit bizarë të Mesjetës. Një shembull: Mbreti Millutin kishte verbuar djalin e tij Stefanin dhe gruas së tij Simonida ia dëmtoi e mitrën si një fëmije të pazhvilluar. Si nuk mund të jetë pedofil e baba mizor ai? Unë po ashtu e quaj kasap Stefanin. A nuk është i tillë kur dihet se gjysmë-vëllain Konstantinin e ka vrarë me shpatë? Kisha Serbe për të shenjtë e ka shpallë edhe Nikolaj Velimiroviqin, i cili ishte adhurues fashistit Dimitrije Lotiq.

Në funeralin e tij në Slloveni, në vitin 1945, ai mbajti fjalimin e tij frymëzues dhe i këndoi këngë”, ka thënë Çosoviq kohë më parë për mediat serbe, duke shtuar se për burime ka përdorur dokumente relevante, pretendimet e historianëve serbë, si dhe tekstet e botuara në faqen rastko.rs që thotë se e ka bekuar mitropoliti Amfillohije, transmeton Telegrafi.

Çosoviqi po ashtu, në shkrimet e tij, kishte deklaruar se malazezët nuk kanë lidhje gjaku me serbët.
”Malazezët në qenien e tyre kombëtare nuk janë as sllavë. Këtë e them jo vetëm në bazë të shkencës së historisë, por edhe në bazë të asaj se çka ofrojnë gjenetika e popullatës, antropologjia fizike, arkeologjia, etnologjia…

E vetmja mënyrë e drejtë që një populli t’i përcaktohet etnogjeneza, është që të kyçen më shumë shkenca e jo vetëm historia”, thotë ai duke shtuar se origjina e tyre është ilire.

Po ashtu, ky autor ka ndërlidhur origjinën e malazezëve me shqiptarët, meqë përmend këto fise: Ozriniqët, Vasojeviqët, Piperët, Hotët dhe Kastriniqët (Krasniqët). Gjithçka ai e lidh me rrëfimet për këta djem që pretendohet se janë të Keç Pantës i cili thuhet se e kishte edhe një djalë të gjashtë, Bonin.

“Gjysma e popullsisë së sotme të Malit të Zi, nuk ka hezituar në shekullin XIX dhe më herët që të identifikohen me prejardhje shqiptare”, ka thënë ai.

Më poshtë mund të shihni disa video që ndërlidhen me këtë libër, e që Çosoviqi i ka publikuar në kanalin e tij në Youtube.

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit