1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Mali i Zi e shpall ambasadorin serb person “non grata”

Rekomandime

Ambasadori serb në Malin e Zi, Vladimir Bozovic është shpallur person “non grata”.

- Advertisement -

Madje sipas mediave serbe atij i është kërkuar që të largohet nga Mali i Z.

Ministria e Punëve të Jashtme malazeze njoftoi se në përputhje me nenet 9 dhe 41 të Konventës së Vjenës mbi privilegjet dhe imunitetet diplomatike, e kanë shpallur Bozovicin person “non grata” sot, duke konfirmuar se kanë kërkuar që ai largohet nga Mali i Zi.

“Pas një ndërhyrje të gjatë dhe të vazhdueshme në punët e brendshme të Malit të Zi, sjelljeve dhe deklaratave të papajtueshme me standardet e zakonshme dhe të pranueshme të zyrës diplomatike, pas disa paralajmërimeve verbale dhe të shkruara për papranueshmërinë e një sjelljeje të tillë”, thuhet ne reagimin e ministrisë duke shtuar se ai ka nënçmuar shtetin që i dha mikpritjen diplomatike.

- Advertisement -

Sipas MPJ-së malazeze ai poashtu ka poshtëruar organin më të lartë legjislativ dhe përfaqësues pra, Parlamentin e Malit të Zi.

“Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi e informoi Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë për këtë në mënyrën e zakonshme, me një shënim, dhe shënimi do t’i dorëzohet Ambasadorit Bozhoviq”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit